• |
ide | kryesore

Shorti i Europa League eviton përplasjet e mëdha: Inter kundër ekipit që ka vetëm fitore

F1, Sport



Në Nyon të Zvicrës shorti I hedhur për 1/8 e finaleve nuk ka rezervuar asnjë përplasje mes pretendentëve për trofeun, por aspak sfida interesante. Arsenal, Chelsea, Napoli, Sevilla e Inter kanë marrë më të mirën nga hedhja e goglave, duke evituar përplasjen mes tyre. Megjithatë, në një bilanc të shpejtë, ndoshta zikaltrit kanë peshkuar kundërshtarin më të fortë.

Skuadra e Spalletti, pasi shkatërroi Rapid Vienë me rezultatin e përgjithshëm 5-0, duhet të bëjë llogaritë me skuadrën që në këtë edicion të Europa League është I pamundur dhe njeh vetëm fitore. Eintracht Frankfurt, sidomos në shtëpi mund ti krijojë probleme zikaltërve, që sigurisht deri në përballjen e parë, shpresojnë të kenë rregulluar marrdhëniet me Mauro Icardin.

Chelsea e Arsenal kanë gjetur kundërshtarë të përballueshëm: Blutë e Abramovich sfidojnë Dinamo Kiev, ndërsa Topcinjtë duhet të luajnë shanset me Rennes, skuadra që surprizisht nxorri jashtë gare Betis Sevilla.

Ekspertët e kompeticionit Sevilla do të luajë me Slavian e Pragës, ndërsa ka shkuar mirë edhe për Napolin e Ancelotti, që e nis raundin e 1/8 të finaleve të kompeticionit, duke pritur në San Paolo austriakët e Salzburg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *