• |
ide | kryesore

200 milionë euro, kush dëshiron Oblak: Atletico Madrid bllokon portierin

Sport



Nuk është dicka e re që Jan Oblak konsiderohet ndër portierët më të mirë në xhiro, por përfaqësimi spektakolar në Champions, në ndeshjen e fituar nga Atletico Madrid 2-0 kundër Juventus e ka konfirmuar pozitën e portierit, sidomos me pritjet e bëra ndaj Ronaldos dhe Bernardeschi, që shpëtoi rezultatin.

Në këtë pikë, Colchoneros kanë menduar ti paraprijnë situatës së merkatos, në verën e ardhshme, ku për portierin do të trokasin shumë klube të rëndësishme. Atletico ka menduar të shpejtojë me procedurat e rinovimit me Jan Oblak. E sipas asaj që bën të ditur Daily Mail, palët janë shumë pranë akordit, ku do të përfshihet një klauzolë për zgjiedhjen e parakohshme të kontratës prej 200 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *