• |
ide | kryesore

Allegri ka një ide fikse për kthimin me Atletico Madrid: “Nëse do luanim të mërkurën do ishim të eleminuar”

Sport



Dy gola për tu rikuperuar në Champions League nuk janë asnjëherë një mision i lehtë. E situata komplikohet edhe më shumë nëse kundërshtari është Atletico Madrid. “Nuk mund të bënte më keq” Juventus në ndeshjen e parë, e theksuar kjo edhe nga vetë tekniku i bardhezinjve Massimiliano Allegri, që ka një ide fikse për takimin e kthimit në Torino.

“Po të riluhej menjëherë do të ishte keq. Nëse do të luanim të mërkurën me Atletico, do të ishim të eleminuar me siguri. Në fakt, duhet kohë. Cdo ditë duhet të ndërtojmë nga një pjesë për të arritur në maksimumin e formës në 12 mars. Më mirë të jetosh një situatë të tillë, sepse duhet të fitojmë me cdo kusht. Është pjesë e futbollit. Asgjë ska mbaruar e të fitosh është e vështirë. Në Madrid në të 79′, pas një pjesë të dytë të shëmtuar, ndeshja ishte 0-0, pastaj vendosën dy topa të mbetur në zonë”.

Juventus duhet tia nisë nga ndeshja me Bolonjën, ku Allegri ka paralajmëruar ndryshime në formacion me Perin që duhet të marrë kuadratin e portës, për ti dhënë pushim Szczesny, ndërsa Cancelo duhet ti rikthehet krahut të djathtë. Ai që do të qendrojë jashtë, për të marrë frymë është Pjanic, që tekniku e ka cilësuar “gjysëm të vdekur”, ndërsa është gati, si gjithnjë Cristiano Ronaldo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *