• |
ide | kryesore

Analiza/ Ndërkombëtarët kundër opozitës në emër të ‘stabilitetit’

Kryesore, Lajme



“Sot Shqipëria është në udhëkryq, ku pushteti grabit votat,  shkel liritë dhe të drejtat e njerëzve duke e kthyer popullin në rob të keqqeverisjes”. Edhe pse duket sikur ka dalë sot nga goja e Lulzim Bashës, bëhet fjalë për deklaratën e Edi Ramës në 1 maj të vitit 2010, ditën kur 22 deputetë të PS ( atëherë në opozitë) nisën një grevë urie përballë godinës së kryeministrisë.

Asokohe me vendim unanim ,Asambleja e PS vendosi të bojkotojë pa afat dhe parlamentin, duke vënë në dyshim dhe pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e ardhshme lokale. Gjë që nuk u prit aspak mirë nga ndërkombëtarët. Ja se si reagonte departamenti amerikan i shtetit  nëpërmjet zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit Thomas Countryman në 9 shkurt 2011:

“Nuk është gjë e zgjuar bojkoti i zgjedhjeve. Shqipëria nuk është i vetmi vend europian ku protestat përfundojnë me dhunë. Gjej rastin të shpreh pakënaqësinë që opozita dhe mazhoranca nuk kanë gjetur gjuhën për të trajtuar problemin e zgjedhjeve”.

Po kaq e ashpër ka qenë dhe gjuha e europianëve. Ja se ç’deklaronte në 3 shkurt të vitit 2010 presidenti i Bundestagut gjerman Norbert Lammert për bojkotin e opozitës:

“Duke qenë se në sistemet demokratike, roli i parlamenteve është i një rëndësie tejet të madhe, sigurisht që nuk është një ide e mirë bojkotimi i parlamentit, nuk ka rëndësi se me çfarë argumentimi dhe sigurisht që kjo ide e bojkotimit nuk përmirëson cilësinë e vet edhe nëse bazohet në precedentë të mëparshëm”.

Edhe më e ashpër pak muaj më vonë ka qenë qëndrimi i OSBE për bojkotin parlamentar. Ja se ç’shkruhej në deklaratën e shtatorit  2011:

“Duke bojkotuar opozita nuk kreu detyrën kushtetuese dhe nuk bashkëpunoi për reformat. Me gjithë thirrjet e përsëritura ndërkombëtare për t’iu rikthyer pa kushte Kuvendit, mospranimi i PS-së për ta bërë këtë kontribuoi në pamundësinë e Kuvendit për të vazhduar reformat”.

Bojkoti klasifikohet indirekt si mosplotësim i detyrave kushtetuese “për të këqyrur punën e qeverisë dhe për të kontribuuar veçanërisht në reformën zgjedhore, në kohën e duhur, për zgjedhjet për qeverinë vendore…”.

Duket se ndërkombëtarët janë të kursyer në fantazinë për të ndryshuar gjuhën e komunikimit me partitë politike shqiptare kur bëhet fjalë për bojkot. Qëndrimet ngjajnë si dy pika uji edhe pse djegia e mandateve nga deputetët e opozitës është një akt i pandodhur më parë në historinë e politikës shqiptare.

Sa më lart le të kuptohet se në të vetmet raste kur ndërkombëtarët reagojnë seriozisht për zhvillimet në Shqipëri janë vendimet ekstreme të partive politike apo dhuna e shfaqur në protestat popullore. Në asnjë rast më herët nuk ka ndodhur që reagimet e ndërkombëtarëve të çdo lloji të kenë qenë në mbeshtetje të opozitës që ka nxitur prishjen e stabiliteteve false që kanë mbizotëruar herë pas here në politikën shqiptare.

Askush në Europë apo ne SHBA nuk ka dëshirë të investohet në një demokraci të pazhvilluar si ajo e Shqipërisë, ku ambasadorët herë pas here mbyllin një sy për problemet që ndodhin, për të mos “hapur probleme” që mund të zgjidhen me stafin lokal. Por këtë herë, vendimi ekstrem i opozitës përtej deklaratave standart, të ngjashme me ato më lart padyshim që do të sjellë dhe zhvillime të reja dhe reagime më të forta nga ndërkombëtarët, që bashkë me ndryshimin e gjuhës së deklaratave (siç ka ndodhur rëndom) do të ndërhyjnë për t’i dhënë zgjidhje krizës më të fundit në Shqipëri. Që gjithsesi, tashmë dhe ligjërisht e ka të pamundur rikthimin normal të funksionit të parlamentit. Lexoni në linkun më poshtë intervistën e Edi Ramës për Zërin e Amerikës.

©LAPSI.al

http://ps.al/te-reja/bojkoti-i-parlamentit-do-te-vazhdoje-27-01-2010



27 Comments

  1. Nuk krahsaohet viti 2011 me 2019.

    Në 2011 edvini sajonte kriza për të rruajtur pushtetin në krye të PS për të marrë më vonë qeverinë dhe për të instaluar sektin e ti kriminal.

    Gjendja ekonomike në 2011 ishte shumë më e stabilizuar se sot.

    Megjithë problemet që kisht në 2011 fluksi i të emigruarve nga Shqipëria ishte relativisht i vogël.

    Korrupsion ishte në një nivel të zakonshëm shumë më mirë se në mandatin e dytë të Nanos dhe 1000 herë më mirë se sot.

    Pagat në sistemin publik rriteshin çdo vit.

    Ndërtimet dhe abuzimet me pronat publike kanë qenë minimale.

    …….
    …….

    Për të gjitha këto arësye e të tjea që mund të rendisim konteksti politik i 2011 ka qenë shumë më pozitiv se sot në 2019.

    Atëherë i bie që nuk është çeshtje e një qëndrimi njëlloj të ndërkombëtarëve, përkundrazi.

    Ndërkombëtarët e mandatit të rilindjes edhe pse nuk kemi prova për ti akuzuar si të blerë nga edvini e sorrosi, kemi argumente se qëndrimi i tyre sot është krejtësisht i pamoralshëm, mjafton të përmendiim reformën në drejtësi dhe besimi dhe përceptimin që shqiptarët kanë për ndërkombëtarët.

    Krimi ishte i strukur dhe në mënyrë absolute ishte jashtë sistemit politik.

    1. Konteksti i ndryshem vertet. Rama ishte hileqar ne hapjen e kutive por modeli i deformimit se zgjedhjeve nuk ka ndryshuar as sot. Eshte perkeqesuar vota normale por modeli i deformon ne cdo rast

  2. O Lapsi!!!
    Po njerezit jane gjalle dhe nuk i ka zene skleroza.
    Ne 2010’n protesta ishte e menjehershme dhe faktet ishin masive. Gjithsesi Ristani refuzoi te hapte kutite. Sala me vone u shpreh se ka nje vendim te gjykates se larte qe ia ndalon hapjne e kutive dhe rinumerimin e votave.

    Opozita po proteston rezultatin e zgjedhjeve te cilat i ka certifikuar vete. Mbas 2vjetesh!!!!

    Nderkombetaret sic detyruan PSne a asaj kohe te futej ne parlament po mbajne te njetin qendrim edhe ndaj veprimit feminor to PD.

    Kalamojte pisa te politikes shqiptare, duhet te mesohet te mbajne pergjegjesi dhe te respektojne sistemin.

  3. I ka blere rama nderkombetaret si thone luli saliu dhe pas tyre gjithe morrat qe e rrethojne partine,tani analiza na thote qe stabiliteti dhe investimi amerikano europian eshte me rendesishem se lulu dha sali

  4. Rama 2010 eshte njesoj si ai i 2000 kur therriste doktor rrumpalla dhe si sot 2019 kur tall trapin prape me idiotet e ps .
    Nderkombetaret behen serioze verem kur smban me uje pilafi.
    Blerja apo vjedhja apo dhjerja e votave eshte problemi i perhershem.

    Nderkombetaret nuk e rrujn shume .

  5. Vetem nga teksti ne kohe te ndryshme dallohet qarte qe ambasada Amerikane nuk flet ne emer te DASH. Deklarata e fundit nuk pajtohet me qendrimin e fundit te PD – LSI dhe nuk e quan thjesht “Opozite” si dikur ne 2010. Duket dora Sorrosit

  6. O media si nuk ju vjen keq per cfare po flisni. Jemi ne situate absurde qe cdo perendimor do ta fundoste kete opozite. Nuk ka raste te njejte. Ky eshte i vecante qe do ta shtypi kete opozite pa kthim. Keta te mencurit tane kane prishur sistemin. Askush nuk ta fal.

  7. Nderkohe ne 2010 PS-ja si e vetmja ne greve quhej opozite.
    Sot Ministria jashtme Gjermane nuk flet per kauze te padrejte te opozites, por rruge te gabuar. Prisni Arrestimin e Gjushit!!! Se do kthehet dhe opozita ne parlament

    1. Ore a kuptoni qe duhen institucione te besushme qe PD rregullisht i coi drej fundit. Sa gjyqtar dhe prokuror po ikin nga sistemi per korrupsion. Dhe ju kerkoni drejtesi per Gjushin.

  8. Qendrimi i nderkombetareve eshte konsistent.
    Ne 2010 problemet ishin te shumta, socialistet protestuan dhe…. lesh. Nderkombetaret i morren prej veshi dhe i futen ne parlament.
    Situata aktuale eshte me absurde. PD konteston zgjedhjet e para dy vjeteve qe i ka certifikuar vete. Nderkombetaret perseri “keshillojne” qe te veprohet brenda sistemit dhe qe opozita duhet te futet ne parlament. Lenini dhe komunistat dilshin rrugeve kete duhet ta kuptojne komunistat e PD’se.
    Per me shume se kaq nderkombetareve nuk i rruhet. Kusuret sido qe te ndodhe i paguajne shqiptaret.

      1. Jelekverdhit nuk jane shume larg e po ashtu si “occupy wall-street”. Dembela majtiste qe duan cdo gje qyl.

  9. Poshte stabiliteti. Duam Sali Berisha, Sali Berisha…edhe armet e 1997tes plus maskat neper rruge, vrasjet pa fund, pa drita. Poshte te huajt dhe Edi Rama qe duan “stabilitetin”. Sill rremujen. Sali Berisha Sali Berisha.

  10. Për të analizuar ngjarjet politike, e për të bërë krahasimet midis tyre, duhet të kihet parasysh gjithmonë në rradhë të parë shkaqet që i krijojnë ato e mandej pasojat.
    Protestat janë pasojat po cilat janë shkaqet që i krijojnë ato ?
    Përse në këto analiza injorohen faktet historiketë politikës shqiptare ?
    Gjithsejcili në vlerësimin e forcave politike, në vlerësimin e zgjedhjeve të lira pluraliste, nuk duhet të harojë kurë eksperiencat e mëparëshme demokratike e kauzave të partive.
    Më së pari duhet shtruar pyetja :
    A mos ishte partia e punës që ndroi emrin në sociaiste ajo që solli ndryshimin e sistemit, nga një diktaturë e egër staliniste, në një sistem demokratik pluralist apo ishin partitë e reja të djathta, veçanërisht Partia demokratike që u krijuan në fillim vitet 90-të me lëvizjen studentore ?
    Është fakt i padiskutueshëm historik, që e majta shqiptare nuk e pranoi me dëshirë ndrimin e sistemit e kalimin në një demokraci pluraliste, e kjo u imponua nën presionin e lëvizjes së studentëve e të pasojave që solli rrëzimi i Murit të Berlinit.
    PS që doli nga PP, nuk e kishte fare as dëshirën e as eksperiencën e zgjedhjeve pluraliste.
    Nga ana tjetër PD, edhe ajo nuk e kishte fare eksperiencën e demokracisë pluraliste, por ama për të ajo ishte një kauzë politike.
    Padyshim, që të krijohet një sistem zgjedhjesh pluraliste, duhet një përballje midis forcave politike të majta me ato të djathta, e kërkesa e shqiptarëve në fillim vitet 90-të, shprehej me thirrjen “Ta bëjmë Shqipërinë se gjithë Europa”.
    Por a mund të krahasohej e majta “socialiste” shqiptare, trashëgimtare e plotë e i ish partisë diktatoriale enveriste, me partitë socialiste europerëndimore ?
    Po ashtu a mund të krahasohej e djathta shqiptare e masakruar në 47 vite diktaturë e pothuajse inekzistente si një disidencë e organizuar me partitë e djathta tradicionale europerëndimore ?
    Duke mos vlerësuar këtë realitet të shqiptarëve, fatkeqësisht partitë socialiste europiane, që në disa vende ishin edhe në pushtet, mbyllën sytë për të kaluarën kriminale të së majtës shqiptare, dhe e trajtuan ate si një aleate “ideollogjike”.
    Nën presionin e tyre, u bë çmos që drejtësia të mos ndëshkonte krimet e së kaluarës enveriste.
    Edhe sot pas gati 30 vitesh, e majta europerëndimore i mbyll sytë për faktin qe tempullin e demokracisë, parlamentin, në Shqipëri e drejton ish ministri i fundit i mbrendshëm i diktaturës, një rast i pa precedent edhe për vendet europiane ish komuniste.
    Sa i takon zgjedhjeve, për të bërë krahasimet e parregullsive në to, meren si shembull zgjedhjet e para 23 viteve, ato të vitit 1996.
    Padyshim se ato zgjedhje degjeneruan në paregullsi të dukëshme.
    Por pse injorohet fakti se cilat ishin shkaqet që i sollën ato parregullsi ?
    E kam të fiksuar në kujtesë, se në ato zgjedhje, në disa qendra votimi, komisionerë të PD , pa asnjë eksperiencë për këtë, e të motivuar edhe nga urrejtja që kishin për enverizmin, bënë veprime të paligjëshme e të panevojëshme Them të panevojëshme, pasi dukshëm Partia demokratike do ti fitonte ate zgjedhje.
    Partia socialiste e shfrytëzoi këtë. dhe tërhoqi gjithë komisionerët e saj nga të gjitha qendrat e votimit.
    Në këto kushte, një pjesë e madhe e komisionerëve të PD duke ngelur vetëmnë ato komisione, si përgjigje të veprimit dinak të PS, kaluan në marrëzinë që të mbushnin kutitë me fletë votash, më shumë sesa votuesit e regjistruar.
    Akoma edhe sot për zgjedhjet e 1996, dilet me akuzën se ato “i vodhi Berisha”, kur në fakt ishin socialistët që i lanë qëllimisht të hapura portat e shtëpive, për të hyrë “hajdutët që të vjedhin”.
    Është një fakt që nuk mund ta kundërshtojë askush, që shtresa e persekutuar që ka mbështetur PD, asnjëherë nuk ka bërë veprime të dhunëshme ndaj ish persekutorëve të tyre. ndonëse kanë pasur shumë arsye që ta bënin këtë. Në vitin 1996, pra katër vite pas përmbysjes së pushtetit të komunistëve, në komisionet zgjedhore të PD, kishte shumë nga ata që gjatë diktaturës, as që ishin lejuar ndonjëhere të votonin në farsat zgjedhore enveriste.
    Si përgjigje të parullës enveriste “votat tona plumb për armikun”, kjo shtresë kur e pa që ngeli vetëm në komisionet, moralisht e kishin të drejtën të shfrenin dufin e tyre ndaj kësaj parulle.
    Asnjë analizë realiste nuk është bërë deri më sot për ato zgjedhje, por vetëm përmendet fakti se këto zgjedhje, “u dënuan” nga ndërkombëtarët si të pa rregullta.
    Si emigrant, nuk kam qenë rezident në Shqipëri në vitin 1996, por e deklaroj se po të kisha qenë edhe unë në komisionet zgjedhore, e në lista të shihja emrat e atyre që burgosën babain tim, vetëm se ishte spiunuar që dëgjonte BBC në shqip, do të më erreshin sytë e do ta kisha bërë edhe unë “mëkatin” që bënë ata komisionerë.
    Të shkojmë tani pas 21 vitesh, në zgjedhjet e vitit 2017.
    Në këto zgjedhje, vërtetë gjatë ditës së votimit nuk pati parregullsi të dukëshme, edhe për faktin se Rama u detyrua një muaj para zgjedhjeve, t’ja lëshonte gjysmën e qeverisë PD.
    Por 2017-ta ishte viti kulmor i trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Europë dhe tashmë e vërtetuar se një pjesë e deputetëve, ministrave e kryebashkiakëve socialistë, ishin kompromentuar me këtë trafik e padyshim që eurot e shumta të përfituara nga ky trafik, kalonin edhe në duartë e tyre. Vërtetë që formalisht në ditën e votimit pati “rregull”, por krimi kishte kohë që e kishte bërë punën e tij fshehurazi e kjo e pat dhënë sinjalin që me skandalin e zgjedhjeve lokale në Dibër. Edhe shqiptarët më optimistë për PS, u habitën kur ajo pas skandalit të Xhelilit, “fitoi” në Dibër duke i shtuar votat. Dibra ishte sinjali më flagrant i blerjes së votave me paratë e drogës.
    Edhe vetë socialistët u munduan ta kalonin në heshtje faktin se e kishin tepruar zullumin në Dibër.
    Një gjë nuk kam arritur ta kuptoj deri sot.
    Përse “ndërkombëtarët” heshtën pothuajse fare për rekordet e kanabizimit të gjithë Shqipërisë e rekordeve europiane të trafikut të tij ?
    A mos Shqipëria e tejvarfëruar ishte përzgjedhur si një eksperiment ?
    Përse “ndërkombëtarët” quajnë si një veprim “të pa precedent” të demokracisë, djegjen e mandateve të opozitës dhe heshtin për ngjarjen e pa precedent të vjedhjes së votave me paratë e kanabisit ?
    Është krijuar bindja se këto mbrapështi të Shqipërisë, do ti zgjidhë reforma e drejtësisë, edhe ajo një lëvizje e pa precedencë në Europë pasi e ka katandisur Shqipërinë për një kohë të pacaktuar, pa institucionet e larta të drejtësisë, kohë në të cilën qeveria aktuale ka bërë si ka dashur vetë. U tha se mbi komisionet shqiptare të vetingut, do të ishin monitoruesit ndërkombëtare . Ndërkaq po shohim se në komisionet e vlerësimit të juristëve, është qeveria Rama ajo që ka përzgjedhur vlerësuesit.

  11. Një analyze e sakte e Ku shkon Shqipëria,
    Shkurt ‘nderkombetaret’ e dun Shqiperine FermesKafsheve qe ta xhvasin rehat kolonine e Shqipeveliridashese, prandaj doooemos do ulurasin :
    Yyyyy, na prishet demonkracine, deeeele, akoma se mesut qe
    ju keni veç barin,
    pasurite e Shqipërise I
    Kina NA t’ Mdhojte…..
    PRANDAJ KETA sali- edviner do mbajne ne fushen. e LOJEs.
    Kur ta marrim vesh mire këtë
    do fillohet hajri,
    dtth: LIRIa fitohet me sakrifica, dije, kulture!

    ? Deri ate ditë Tirani
    (ne forma te ndryshme)
    do kemi, trimat e xhaJahos….

  12. Mos u lodh kaq shume o byroisti partise me emer te ri,te djathten shqiptare e shkatarroje ne gjeneze vetem sali ram berisha,pakti qe ky komunist sali beri me Aline ishte te demtohej e djathta tradicionale,te gjithe komunistet e karieres u bene demokrat shikoni pd e pare e dyte dhe te treten sot kudo komunisti sali I mbyll deren cdo anetari me bindje te djathte,luli eshte produkti me majtist qe berisha mbeshteti duke vjedhur vota brenda pd,shikoni te rinjt e pd te futur nga luli ne 80%te atyre qe ka afruar luli kane preardhje komuniste nga familjet,prandaj dhe PD eshte braktisur nga shtresat e djathta te popullsise

  13. te pakten ne 15 vitet e fundit gjithmone nderkombetaret kan qene kunder PD-se, kur ishte ne pushtet dhe tani ne opozite. Po tentohet te krijohet idea qe nderkombetaret jan kunder opozitave per hir te stabilitetit e duke marre si shembuj dhe 2-3 deklarata ne raste te ndryshme po nuk eshte kshu. Te gjith i mbajne mend kabllogramat e Wither, gjithashtu dhe konfliktin e hapur qe Withers kishte me Berishen. Per te kaluar tek Arvizu qe ka qene ambasadori amerikan qe eshte luftuar me shume se kushdo tjeter nga Partia Demokratike. Perdoret nje shprehje e Arvizuse me 21 janar qe konsideron Berishen burre shtet dhe kjo realisht per hir te stabilitetit, po nuk permendet qe cdo jave Arvizu leshonte deklarata haptazi kunder PD-se qofte neper konferenca shtypi apo intervista, madje ne kohen e Arvizuse per here te pare ne historine pluraliste te shqiperise jan organizuar protesta nga partia demokratike kunder ambasades amerikane, madje dhe kur PD kaloi ne opozite nuk harrohen frazat e famshme te Arvizuse mbasi dinte nga zyra e Bashes “mbase po shkoj ne zyren e gabuar, mesa duket ne PD vendimet merren tjeter kund”. Pastaj erdhi ambasadori Lu, “kinezi” sipas PD-istave, ishpallur zyrtarisht armik nga partia demokratike. Kercenime haptazi kunder PD-se per refuzim te votimin e reformes se drejtesise deri sa ne fund me bisht nder shale. Per Lu-ne sdo shume koment se akoma dhe ne kete portal ke akoma militantet qe ndjekin udhen e udheheqesit dhe e shajne nga mengjesi deri ne darke. Pra larg propagandes mediatike, me pak memorie kupton qe nderkombetaret skan qene kunder opozites po kunder PD-se e ketu duhet reflektuar pse ndodh kjo

    1. Pra sipas mëndjes tënde , na dilka se SHBA paska qene e dashuruar me ish partinëë e punës që ndroi emrin në parti socialiste, dhe e urrente “komunistin” Berisha që priti z.Beker, ka pasur miqësi të vazhdueshme me presidentin Bush senjor , e që i pari e i fundit president amerikan që ka vizituar Shqipërinë ishte presidenti republikan Bush junior.
      Po në kohën e qeverisjes Berisha, erdhi për së dyti në Shqipëri, një përfaqësuese e lartë e administratës amerikane, sekretarja e shtetit, demokratja Hilari Klinton, që do të mbahet mend me deklaratën e saj në parlamentin shqiptar se ju them të gjithëve që kanë mosbesim për Shqipërinë, se këtu demokracia funksionon.
      Jo më presidentë amerikanë,por as edhe funksionarë të lartë të administratës së SHBA, nuk kanë shkelur asnjëherë në Shqipëri , gjatë qeverisjeve socialiste. aq më tepër në kohën e qeverisjes Rama.
      Akoma një pjesë e madhe e shqiptarëve me trushpëlarjen enveriste, bëjnë përgjithësimin SHBA apo Europa , sikur në këto shtete ka vetëm një udhëheqje politike si në ish Bashkimin sovjetik apo në Kinën komuniste.
      Në të gjitha vendet e Europës perëndimore ka pasur e ka forca politike kundërshtare, të majta e të djathta. Në SHBA gjithashtu, duke shtuar edhe faktin se në këtë vënd tempull të demokracisë, me nje demografi tepër të larmishme etnike, një rol jo të paktë luajnë edhe lobet nacionale.
      Të mos harojmë se Berisha pati një përplasje me qeverinë amerikane , kur ajo e influencuar nga lobi grek, shumë më i fuqishëm nga lobi shqiptar i emigrantëve, i kërkoi atij që të lironte nga burgu 4 terroriste “vorioepirotë”. Po kjo histori u krijua edhe me lobin serb në Amerike, për problemin e Kosovës. Në marëveshjen e Dejtonit u anashkalua problemi i Kosovës, ndonëse presidenti Bush senjor, kishte paralajmëruar Serbinë për Kosovën si një vije e kuqe që nuk duhet ta kalonte.
      Sa i takon përplasjes me Greqinë, SHBA e pa shpejtë se ndryshe nga Greqia që ka mbajtur qëndrim armiqësor ndaj saj, shqiptarët janë populli më amerikan dashës në Europë, veç enveristëve kurse për problemin e Kosovës, nuk ka nevojë të them tjetër gjë, veç faktit se NATO e kryesuar nga SHBA qe ajo që bombardoi Beogradin.
      Pati në kohën e presidentit demokrat me prirje të majta Obama, një farë tërheqje nga problemet e Ballkanit.
      Aktualisht, si BE, ashtu edhe SHBA janë në një situatë jo fort të qetë të përplasjeve politike, brenda tyre, e dipllomacia e tyre për të mbajtur statuquonë në Ballkan, përpiqet që për hir të stabilitetit të këtij rajoni, të kundërshtojë opozitat, të cilitdo krahu politik që të jenë, të majtë apo të djathtë.
      Në SHBA shtrohet pyetja a do të fitojë presidenti aktual Trump një mandat të dytë vitin e ardhshëm apo do të humbasë.
      Kurse në BE priten ndryshime mbrenda tre-katër mujash me zgjedhjet për parlamentin europian.

  14. O byroist kaq te veshtire e ke ta kuptosh nuk e ka problemin me PD o trap por individin sali RAM berisha,keti MUT burri amerika e solli dy here ne pushtet dhe ky MUT shikonte politiken serbo greke dhe me larg ate myslimane si islamist i thekur qe eshte,ky MUT burri strehoje gati per nje vit Bin ladenin dhe xhihadiste te tjere,amerika 97 arriti ti largoje prej ketej keta xhihadiste qe saliu i mbante me buke

    1. Nuk ja vlen të polemizosh me fundërina që në vënd të arsyetojnë me trurin që na ka dhënë Perëndia, këtë e bëjnë me organin e jashtëqitjes.

  15. O gdhe rilindase, Ipaemer, ju me mllefin kunder Berishes tregoni urrejtjen e vitit90, sepse u derrmoi kullen komuniste me te poshyer ne bote, e ju, si bije te kurvit, e me plitiken ne vazhdim per te diskriminuar figuren e rendesine qe i dha vendit per rrugen drejt europes, na shfaqeni here pas here me shpifje, e sajesa te baballareve qe ua kane lene ne sirtare. Dukeni, paster fare se sa ju bije kurvi, e doni europen, e Ameriken, edhe ne jeten e pas hyrjes e vendosjes se demokracise. Kur vendi hynte ne NATO, ju, e baballaret tuaj protestonit neper TIrane me flamujt e rusise, e hidhnit parulla anti demokratike, per ju horra, Berisha ju hapi rruget e europes, qe te levizni te lire, pra liberalizoi vizat. Eshte Berisha qe ka takuar udheheqesit amerikane me shume se kush do tjeter qe ka qene ne nkrye te vendit. E ne kohen e pushtetit te tije ekonomia ishte dhjetra here me mire, rrogat e pensione ngriheshin per mireqenijen e popullit, taksat ishin disa here me te vogla, cmimet te leverdiseshme , pa permendur rruget e shkolla, uje sjellesa, e plot plane te tjera qe do beheshin, por keto ishin e jane per ju bishta te kuqaleve, hale e brenge se po i bente Berisha, e si mos ti suleni ju hijenat e zgjebosura te sektit per tia ulur efektin e kontributin per zhvillimet demokratike, por ju nuk doni, e shiteni siku doni, faqe skorie te tepsise mashtruese.

  16. Mua pushtetin me dha ramizi,prandaj dhe ju drejtova studenteve dhe popullit te tiranes,qe duhet te falenderojme dhe te duartrokasim shokun Ramiz Alia,dhe une e duartrokita ate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *