• |
ide | kryesore

Arroganca e Sarri në momentin kur vendoset e ardhmja: “E përgatis finalen me City për 60 minuta”

Sport



Ndjesia e shkarkimit ka turbulluar edhe idetë e një integralisti si Maurizio Sarri, që po e përballon vigjiljen e ndeshjes decizive për të ardhmen e tij, të dielën kundër Manchester City, krejt ndryshe nga eksperienca e deritanishme. E të mendosh që përpara sfidës me
Malmö në Europa League, Antonio Rüdiger u shpreh në emër të të gjithëve: “Të stërvitesh nga Sarri, është sikur të ulesh në shkollë e gjithë kohën të dëgjosh dikë”. Por afrimi i finales së Ëembley e ka bërë italianin të ndryshojë regjistër.

Ajo që ndikon në zgjedhjet e Sarri është edhe kujtimi i freskët i 6-0 të pësuar nga Blues në shtëpinë e Manchester City në Premier League: sipas asaj që bën të ditur Daily Mail, menaxheri i Chelsea nuk ka qëllim të bombardojë skuadrën e tij me shumë informacion, duke qenë se janë ende të turbulluar nga humbja e turpshme në Etihad dy javë më parë. “Do ta përgatisim ndeshjen të shtunën, por nuk do të vonojmë më shumë se 60 minuta: dua të shoh një skuadër më të lirë në ide”. Një hap pas, në krahasim me deklaratat e fillimit të muajit, kur trajneri dukej i sigurtë në pozicion pavarësisht rezultateve të këqija.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *