• |
ide | kryesore

Eintracht shet të gjitha biletat për ndeshjen me Inter, pa e ditur që do të kualifikohej

Sport



“Një entuziazëm pa precedentë”. Ndoshta rezultati i njoftimit në faqen zyrtare të Eintracht Frankfurt, që në 7 mars do të mirëpresë Inter për ndeshjen e e vajtjes së 1/8 të Europa League, nuk është i tepruar. Thënë kjo, për motiuvin e thjeshtë se të gjitha biletat janë shituir tashmë.

E cuditshme, të ndodhë vetëm pak orë pas hedhjes së shortit, por ka një arsye në fakt. Klubi gjerman e kishte hapur shitjen e biletave para kohe, që do të thotë në pasguri për kualifikimin, e natyrisht pa e njohur kundërshtarin.

Kështu, në seksionin e biletave, në faqen e klubit gjerman, shkruhet: “Entuziazmi për aventurën europiane të Eintracht nuk ka limite dhe është rritur edhe më shumë pas turit paraeleminator”. Kështu shpjegohet suksesi në shitjen e biletve në padijeni të kualifikimit dhe kundërshtarit, me “besimin e blerësve të shpërblyer edhe një herë nga skuadra”. Kështu, përballja me fituesit e Champions 2010 justifikon krejtësisht një stadium të tejmbushur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *