• |
ide | kryesore

Fernando Torres tregon lamtumirën nga Atletico Madrid: “Isha bërë i dëmshëm”

Sport



Ka disa kampionë që nuk plaken kurrë … as me emër! Për të gjithë do të mbetet “El Niño”, edhe sot është 34 vjec dhe e ka lënë futbollin që ka rëndësi: pasi pranoi ofertën e Sagan Tosu në Japoni, duke u larguar nga Colchoneros pasi ngriti larg trofeun e Europa League. Fernando Torres ishte protagonisti i parë në “Legjendat”, programi i Eurosport, ku spanjolli ka rrëfyer ndjesitë e provuara në 2007, kur vendosi të largohet nga Atletico për herë të parë në jetë.

Pikërisht në 2007 jeta e Torres ndryshoi përgjithnjë: sulmuesi pranoi ofertën e Liverpool të Rafael Benitez për shifrën rekord të asaj kohe 20 milionë euro, plus kalimin e mesfushorit Luis Garcia nga Reds tek Colchoneros. Kështu Torres i dha fund një raporti që zgjaste që nga moshat: “Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë. Po dëgjoja që ishte një problem për klubin të arrinte në nivelin që është sot”.

Ishte një kohë kur sulmuesi spanjoll tek Atletico ishte mbreti: “Nëse do të kërkoja një copë fushe, do të ma kishin dhënë. Mund të kisha mbajtur për vete gjëra që do të ishin të dëmshme për skuadrën në të ardhmen: më pak para për të bërë merkato, një strukturë të keqorganizuar … Sepse nuk mund të bësh gjithcka në bazë të një lojtari, por të gjithë skuadrës. Në atë kohë nuk kishte një plan dhe e ndjeja se të largohesha do ti bënte mirë si mua ashtu dhe klubit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *