Ashtu siç u njoftua një ditë më parë e shtuna ka gdhirë e bardhë në shumë qarqe të Shqipërisë.
Reshje të shumta dëbore ka pasur në veri të vendit si në Dibër, kryesisht në zonat malore por edhe në Juglindje. Edhe Korça është mbuluar nga bora, ndersa surprizë kanë qene floket e saj deri prane detit në Durrës.
Reshje të pakta bore kanë nisur edhe në kryeqytet, ndërsa Dajti është zbardhur i tëri. Deri tani nuk raportohen probleme për lëvizjen.