• |
ide | kryesore

France 24/ Të rinj dhe të shqetësuar: Rinia shqiptare e sheh të ardhmen diku tjetër

Kryesore



Pasi doli prej vendit ku ishte fshehur brenda një kamioni të mbushur me lodra për fëmijë në një port britanik, Alban Tufa pa policinë dhe kuptoi se përpjekja e tij për t’u futur në vend kishte dështuar.

Disa javë më vonë, 21-vjeçari shqiptar u kthye me avion në drejtim të Shqipërisë.
Kjo histori ndodhi 6 vite më parë, por Tufa dëshiron sërish të largohet prej Shqipërisë, një dëshirë që e kanë edhe plot të rinj të tjerë në shtetin Ballkanik.
Vendi i tyre nuk është në luftë, nuk sundohet nga një regjim autoritar dhe as nuk është prekur nga fatkeqësi natyrore.

Mergjithatë, dëshira që shqiptarët kanë për t’u larguar është nga më të fortat në planet.
“Në fshatrat shqiptare, çdo familje ka një anëtar të sajin në emigrim. Kështuqë edhe unë u përpoqa të bëja të njëjtën gjë”, u shpreh Tufa teksa tregonte për iniciativën e tij të dështuar për t’u futur në Britani, në një udhëtim me avion, tren dhe kamion, ndihmuar prej kontrabandistëve.

“Isha i interesuar të punoja. Nuk ka rëndësi se çfarë pune do të bëja për aq kohë sa do të ishte e ndershme”, shtoi më tej ai.
Sipas një sondazhi të Gallup, 60% e shqiptarëve kërkojnë të largohen prej vendit të tyre. Shifër kjo që përkon me të katërtën më të lartë në planet. Veçanërisht të rinjtë janë ata që kërkojnë të largohen prej vendit.

Në vitin 1990, popullsia shqiptare ishte mjaft e re në moshë, me plot 3.3 milionë banorë.
Tashmë, statistikat e Bankës Botërore tregojnë se popullsia në plakje, me një numër të lartë të njerëzve që emigrojnë, ka arritur në shifrat e 2.9 milionë banorëve.
Edhe pse qeveria nuk ndjek të dhënat për normën e emigracionit, besohet se 1.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit. Një shifër kjo që përkon me 40% të popullsisë së përgjithshme.

Revolta e studentëve

Faktori ekonomik është ai që i nxit shqiptarët të largohen prej vendit. Shqipëria ka ndër pagat mesatare më të ulëta në Europë, rreth 400 euro.

Papunësia është gjithashtu e lartë. 1 në 3 të rinjë është i papunë.
“Nëse nuk ke një mik të fuqishëm, nuk mund të futesh në punë”, shprehet studenjta 18-vjeçare Daniela Dauti, e cila shpreson të punojë në Itali pas studimeve.
E vetmja mundësi për t’u punësuar është të japësh shumë para thotë ajo duke psherëtirë.
Zemërimi shpërtheu në rrugë në dhjetor të vitit 2018, kur studentët kërkuan reformim të sistemit arsimor.

“Shumica e miqve të mi kanë emigruar…sepse ata nuk shohin asnjë të ardhme këtu, nuk shohin asnjë punë këtu, nuk ka cilësi të studimeve”, u shpreh studenti 23-vjeçar Armando Xhaxho.
Pas disa javësh protesta, kryeministri Edi Rama riorganizoi kabinetin e tij dhe premtoi investime në infrastrukturën e arsimit.

Ai tha gjithashtu se qeveria e tij do të punësonte 1,000 të diplomuar për të punuar në administratën publike, duke u dhënë përparësi atyre që kanë studiuar në Perëndim, si një përpjekje për të inkurajuar të kthyerit.
Megjithatë, Rama ende nuk ka ngritur zërin për krizën e emigrimit.
“Ka njerëz në të gjithë botën që lëvizin nga një vend në tjetrin dhe askush nuk flet për këtë,” tha ai në dhjetor.

Ajo që shqetëson Adrian Civicin, një profesor i ekonomisë në Tiranë, është se shumica e të rinjve që emigrojnë shprehin pak dëshirë për t’u kthyer, duke krijuar një efekt “ikje të trurit”, që e degradon më tej ekonominë.
Ndër të rinjtë që jetojnë jashtë vendit, “pothuajse 80 deri 85 përqind e tyre thonë se nuk e konsiderojnë idenë e kthimit në Shqipëri”, tha Civici.

Dyer të hapura

Shqetësimi e ka rrënjën në historinë unike të vendit.
Deri në vitin 1991, Shqipëria kaloi gati katër dekada si një nga kombet më të izoluara të planetit, nën kapjen e diktatorit komunist Enver Hoxha. Ata që u përpoqën të largoheshin rrezikuan të qëlloheshin në kufi.
“Sapo u hapën dyert, shqiptarët e panë Perëndimin si një mundësi për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, një të ardhme që nuk e kishin,” tha Drita Teta, një sociologe në Tiranë.

“Për shumë shqiptarë, Perëndimi është ende një iluzion i madh, një parajsë e madhe që do të zgjidhë të gjitha problemet ekonomike dhe sociale të familjes”, shtoi ajo.
Në vitet e fundit, megjithë etiketimin e një “vendi të sigurt”, shifrat tregojnë se qytetarët e Shqipërisë janë në mesin e pretenduesve kryesorë të azilit brenda BE.
Deri në mes të vitit 2018, ka patur rreth 17.000 aplikime për azil, që është numri më i lartë i kërkesave në shtetet evropiane.
90% e aplikimeve të tilla refuzohen, megjithëse procesi i pritjes i lejon disa të gjejnë mënyra të tjera për të qëndruar ilegalisht në Evropë.

– Nëse në fillim nuk ia del … –

Pas disa javësh në një qendër britanike për azilkërkuesit, Tufa kuptoi se rasti i tij do të shkonte askund dhe do të kërkohej që të dërgohej në shtëpi.
Por dy vjet më vonë, ai bëri një përpjekje të ngjashme, këtë herë në Gjermani.
Më pas ai kaloi disa muaj në kampet e mbipopulluara të refugjatëve, ku ushqimi ishte i pakët, para se kërkesa e tij të hidhej poshtë duke u kthyer sërish në Shqipëri.
Tani 27-vjeçari Tufa po ndjek një master në gazetari në Tiranë.
Ai ende ëndërron të shkojë jashtë vendit pas përfundimit të studimeve të tij.
“Këtë herë në mënyrë ligjore”, tha ai.

Përktheu nga origjinali ©Lapsi.al



8 Comments

  1. Shume pak vende ne Europe dhe ne bote jane te denja per te sherbyer brezit te ri! Shume pak! 55 milione italiane u shperngulen ne Amerike! Sa irlandese? Greke? Kineze dhe Japoneze! Ikin per nje enderr per nje shprese te nje jete me te mire! Por vendlindja eshte aty! Do te kthehen nje dite! A nuk u kthyen italianet e jugut! Investuan dhe po investojne! Shqiperia nuk eshte vendi qe mund te mbaje mbi 2 milon njerez! Por injoranca dhe servilizmi bashke me militantizmin jane vene ne sherbim te Saliut apo osmallinjve shqiptare qe kurre nuk do te behen europiane!

  2. Vendet periferike te BEse kane perjetuar depopullim te konsiderueshem. Latvia Moldavia Rumania Bullgaria e me rradhe pothuajse kane perjetuar renie me 10% e 15% te popullsise. Trajektorja eshte e qarte, politika e BEse eshte depopullimi i periferise dhe shkartisja e ketyre vendeve nga vende etnikisht te pastra ne vende multietnike, me ndikim te ulet ekonomik. Perfitimet e BEse jane te haptazi te qarta. Klase puntore e re, taksapagues te rinj, rritje ekonomike dhe fuqizim, kundrejt periferise. Shfrytezim i kapitalit njerzor si asnjehere tjeter. E di qe per gjithcka kemi deshire te sulmojme Ramen por kjo politike nuk ndryshon dhe po te jete Basha ne krye sepse eshte politike e BEse. E gjithe skema funksjonon thjesht. Vendet periferike paguajne taksa per te edukuar infermjere elektriciste etj e se ardhmes, dhe perfitimin e ketij investimi e mer Gjermania Franca vendet Skandinave, pa paguar asnje kosto. E gjithe kjo klase e re puntore brenda nje viti paguan takse ne Gjermani dhe shendosh te ardhurat shteterore qe shkojne neper servise publike ulje taksash te pergjithshme dhe standart jetese me te mire ne vende si Gjermania Franca etj. E kunderta ndodh me vendet qe kane humbur popullsi. Te ardhurat nga taksat bijen, korrupsjoni shtohet, serviset publike behen te paperballueshme, dhe vartesia nga vendet e evropes qendrore behet akoma me i theksuar. E gjithe politika eshte fuqi dhe ekonomi asgje tjeter, dhe ne kete loje ne as ja kemi haberin se cpo behet. Qe nje parti politike tek ne te flase per kete skeme zhvatese dhe grabitqare as qe behet fjale e jo me te mbeshtetet nga populli qe sja ka haberin. Prandaj megjithe antipatine per Ramen keto jane politika te BEse qe Rama i ka ndjekur me perpikmeri si askush tjeter. Lexoni rekomandimet ekonomike te BEse tekstualisht te implementuara nga qeveria e Rames, dhe askush pyet a jane ne te miren tone apo jo, thjesht vine nga BE padyshim qe do jene te mira dhe te sofistikuara, o burra ti implementojme. Levizje te tille demografike ska pare bota ndonjehere qe prej fillimit te civilizimit njerzor dhe emigrimin nga afrika te homo sapien.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *