• |
ide | kryesore

Pas predhës, gjendet dhe një arsenal armësh në Pukë

Lajme, Të fundit



Në të njëjtën zonë banimi ku u gjend një predhë, Forat e Armatosura në Bashkinë e Pukës kanë gjetur ditën e sotme një arsenal armësh.

Ministria e Mbrojtjes ka dërguar sot një ekip të Forcave të Armatosura në bashkinë e Pukës për të kontrolluar zonën.

40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht, janë zbuluar gjatë kërkimeve në zonë.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet se këto municione të kenë dalë nga depot e FA dhe të jenë hedhur në zonë gjatë trazirave të vitit 1997, duke u shndërruar në një rrezik serioz për jetën e banorëve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *