• |
ide | kryesore

Video/ Rrihet fotografi i Flamurtarit nga tifozët e Partizanët në mes të ndeshjes: steward të pafuqishëm

F1, Sport, Video



Një incident i shëmtuar ka prishur fundin e pjesës së parë në Selman Stërmasi mes Partizanit dhe Flamurtarit. Natyrisht nervozizmi për rezultatin e barabartë 1-1 dhe golin e Andi Ribajt në vecanti ka bërë që tifozët kryeqytetas të humbasin mendjen e të sulmojnë fotografin e vlonjatëve.

Kapërcimi i rrethimit ka qenë shumë i thjeshtë dhe ndërhyrja e steward të pranishëm nuk e ka shmangur dot sulmin ndaj fotografit, që është mundur të mbrohet me stativin e aparatit, por agresorët kanë qenë të shumtë. Është dashur ndërhyrja e kapitenit të Partizanit, Alban Hoxha, që tifozët të ndalen, por jo më parë se të kapen me Ribajn, që ka debatuar me ta.

Gabimi i kryesori Indrit Myrtja, është ndëshkimi me karton të kuq për sulmuesin e vlonjatëve, edhe pse Ribaj nuk bëri asgjë për tu ndëshkuar. Në mungesë të VAR në ndihmë të Myrtjas kanë ardhur asistentët, që i kanë sugjeruar të ndryshojë mendim dhe ta thërrasë Ribajn, të vazhdojë lojën, teksa sulmuesi ishte drejtuar për në dhomat e zhveshjeve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *