• |
ide | kryesore

Fatmir Mediu kthehet nga Vjena dhe djeg mandatin e deputetit

Lajme, Të fundit
mediu



Sikurse kishte deklaruar, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është kthyer nga Vjena ku ndodhej bashkë me Lulzim Bashën dhe ka firmosur sot djegien e mandatit të deputetit.

Mediu ndodhej për një vizitë zyrtare në Vjenë dhe Bruksel dhe për këtë arsye nuk i ishte bashkuar grupit të madh të deputetëve opozitarë, që ndërmorën aktin eksstrem pak ditë më parë.

Një tjetër deputet i opozitës, Nard Ndoka, pritet të djegë mandatin e tij menjëherë pas kthimit nga Brukseli. Ndoka e konfirmoi një gjë të tillë në një prononcim për News 24 pak ditë më parë. Një tjetër deputete që ndodhet jashtë shtetit dhe që nuk ka firmosur ende djegien e mandatit është edhe Rudina Hajdari.

I vetmi që doli kundër vendimit të demokratëve ishte Myslim Murrizi, por Kryesia e Partisë Demokratike vendosi ta përjashtonte nga radhët e saj pas këtij vendimi.



10 Comments

  1. MANDATI NUK ESHTE I TIJ POR I PD-se . NE 28 VJET KY VETEM SHUSHUNJEN KA BERE DHE GJITHOMONE KA QENE NE TAVE . LE TE DALIN TE GJITHA PARTITE VETEM DHE TA SHOHIN SA BYTH KANE.

  2. Sapo qeka kthyer nga Zall Bastari ka djegur breket me gjith mustaqet e Nishanit.Shkullak qeke bo rrote Kari fare,pse shkrim eshte KY .Mediu nje vemje .

  3. Ky Mediu qe ka 2-3 mbiemra, veshi opingat dhe vetem kur e kapen Italianet per kontrabande nderroi edhe mbiemrin edhe opingat.Paska ardhur direkt nga Viena dhe Shkullaku e ka pritur ne aeroport me defterin e Metes ne dore ,dhe naltmadhnia e tij kaq firmosur me penen e Linkolnit djegjen e nje mandati qe kurre se ka fituar me djerse.Edhe Shvejku do te thoshte ndonje gje te mencur.Kot lodheni jeni te humbur ndac nga Viena apo Parisi hajdeni,do byth puna ,poju HUMBESA nuk i keni dhe merreni ,e pshurri Mediu apo nuk e pshurri Rama.

  4. Ne fakt binte shume ne sy qe ky Liberator dhe Udheheqes i madh nuk e kishte djegur mandatin me benzine.Aman ore se te gjithe tani marrin fryme lirisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *