• |
ide | kryesore

Kapen 9 kg drogë në Greqi, arrestohet 21-vjeçari shqiptar

Lajme, Të fundit
policia-greke.jpg



Policia greke sekuestroi 9 kilogramë drogë në kufirin me Shqipërine. Një 21 vjecar shqiptar ra në pranga.

Operacioni i policisë greke është bërë në Sajadhe, Igumenicë, ku efektivët ndaluan një motor që drejtohej nga i riu 21 shqiptar, i cili me pas u vu në pranga.

Në motorr u gjetën dhe sekuestruan 18 pako me 9 kg marijuanë. Operacioni vijoi brenda qytetit të Igumenicës ku u ndalua një mjet që drejtohej nga një grek 63-vjec, i cili u arrestua pasi me mjetin e tij që kontrollonte rrugën per kalimin e motorit me drogë. U sekuestruan edhe dy celularë.

Prej fillimit te vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 1.2 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *