• |
ide | kryesore

Kokainë dhe marijuanë, pranga 3 shqiptarëve në Itali

Lajme, Të fundit
Milano, vjeçari, køkainë, gruan, Itali, Amerika, Itali



Karabinierët e Romës gjetën drogë gjatë një kontrolli të udhëtarëve në stacionin e makinave “Tibus” në Largo Guido Mazzoni.

Sipas mediave italiane, në pranga kanë rënë dy shqiptarë, makina e të cilëve është kontrolluar rastësisht. Në bagazhin e mjetit policia mundi të gjente 23 kg marijuanë të mbështjellë me letër celefoni, dhe të ndarë në disa pako.

Nga hetimet u zbulua se shqiptarët banonin në një apartament në në Luca Ghini, zona Alessandrina, atje ku karabinerët gjetën anëtaren e tretë të grupit, një grua edhe ajo me origjinë shqiptare.

Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.

Nga kontrolli rezultoi se gruaja kishte në posedim 28 gr kokainë, ndërsa të fshehura në banesë u gjetën edhe 3,250 euro, që dyshohet ta kishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.



1 Comment

  1. nuk ka per te mbetur njeri ne qelbsuristan pa qen kriminel i rames,frrokut,avdylajve,roshit,doshit,orenges,ndokut,sajmir tahirit,habilajve ,geron e fatmir xhafes etj.e futen gjysmen e shqiperis ne burgjet evropjane.dhe del rama ter diten han mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *