• |
ide | kryesore

Rakitic injoron Inter: “Zërat e merkatos? Më bëjnë për të qeshur”

Sport



Nuk vijnë sinjale positive nga Spanja për Inter. Nëse është cështje e kryer tratativa për Diego Godin, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Ivan Rakitic, që pas deklaratës së fundit është shumë larg nga zikaltrit. Pas fitores me Sevilla, mesfushori kroat ka dashur të qartësojë pozitën e tij tek Barcelona: “Ndonjëherë qesh në mëngjes kur lexoj zërat e merkatos që shkruhen për mua”, duke iu referuar lajmit për kalimin e tij të sigurtë në Milano për 40 milionë euro, që kishte pushtuar faqet e para të të përditshmeve sportive katalanase.

Vullneti i lojtarit, nën kampion bote, duket i qartë për momentin: “Unë kam ende tre vjet kontratë e dua të qendroj këtu. Më bën krenar fakti që klubet e mëdha interesohen për mua, por e shoh veten akoma tek Barcelona”. Mund të jenë edhe fraza të ndikuara nga rrethanat, por tani rruga për Inter dhe Marotta duket në ngjitje. Ajo që është e sigurtë është se kroati ishte vendosur në majën e dëshirave për mesfushën, pasi mori refuzimin e ëndërrës Modric, për të cilin flitet arritja e akordit me Real.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *