• |
ide | kryesore

Rama në shtypin italian: Asnjë revoltë nga populli, opozita po i fryn zjarrit

Lajme, Të fundit



Edi Rama në një intervistë për “IlFatto Quotidiano” flet për situatën më të fundit të krijuar në vend, duke mohuar të ketë kaos. Sipas tij. “Në Shqipëri nuk ka asnjë kaos, është opozita që po i fryn zjarrit”. 

Rama ka deklaruar gjatë intervistes se ai “është i gatshëm të hap dialog me studentët, por ata që e kanë shkatërruar vendin nuk mund të diktojnë mësimet”. 

1

Z. Rama, çfarë po ndodh në Shqiperi?
Nuk ka asnjë lloj kaosi apo revolte nga popull. Në shesh nuk janë as jelekët e verdhë, as sindikatat, as studentët apo grupe anarkistesh, por opozita parlamentare që pak vite më parë u dërgua në shtëpi nga populli pasi e mbyten vendin në korrupsion dhe pandeshkueshmeri. Nuk mjaftoi me kaq pasi vitin e kaluar morën një goditje edhe me te forte ne zgjedhje. Dhe tani nuk duan të përballen në zgjedhjet lokale sepse e dinë që i pret një humbje tjeter.

Cili është qëndrimi juaj dhe i qeverisë suaj lidhur me vendimin e minorancës për të lënë mandatet parlamentare?

E kanë bërë të gjithë për të bllokuar Reformën në Drejtësi që nisëm së bashku me BE dhe SHBA, por që nuk kanë për të na ndalur dot. Tashmë është në rrugë një revolucion i vërtetë kundër sistemit të vjetër e të korruptuar të drejtësisë, nën mbikëqyrjen e miqve evropianë e amerikanë.  Do të kemi një prokurori speciale të antikorrupsionit të funksionarëve të lartë, në bazë të ligjit të reformës së miratuar. Më shumë se 50 gjyqtarë e magjistratë të lidhur me afera e të korruptuar, falë Vetingut janë nxjerrë jashtë radhëve të sistemit e shumë të tjerë janë në radhë për t’iu nënshtruar. Të gjithë nën sytë e një skuadre ekspertësh ndërkombëtarë. Si të mos ketë lëvizje të forta nga pjesë të pushtetit të vjetër kundër kësaj qeverie.

Pse opozita ju akuzon për korrupsion?

Çfarë mund të bëjnë tjetër përballë vështirësisë në të cilën ndodhen? Njerëzit nuk i ndjekin dhe frika e drejtësisë i persekuton.

Si është e mundur që shumë kryebashkiakë të partisë socialiste, partisë suaj, janë pasur probleme me drejtësinë?

Kjo nuk është e vërtetë. Ne qeverisim gati tre të katërtat e Shqipërisë në nivel bashkiak dhe ka qenë vetëm një bashkiak dhe që hequr në bazë të ligjit të ri të dekriminalizimit, një lloj “Severini”, por edhe më i fortë. Nuk më ka pëlqyer kurrë të flas në gjuhë të huaj për kundërshtarët e mi politikë por ajo që i kanë bërë vendit këto javët e fundit, duke shpalosur dhunën ndaj institucioneve është e pafalshme.

Kthehemi te kryebashkiakët. Kush nga ata që rezulton akoma nën hetim nga ana e akuzës do të rikandidohet në zgjedhjet e qershorit?

Sot asnjë nga bashkiakët tanë nuk është nën hetim. E shihni se si gënjeshtrat bëjnë xhiron e botës?

Sa ndiheni përgjegjës që dy nga ish-ministrat tuaj të Brendshëm janë hetuar?

I pari është akuzuar mbi bazën e bisedimeve mes dy trafikantëve në një proces gjyqësor në Catania. Por edhe pse ai sulm mbante erë unë kërkova largimin e tij nga grupi parlamentar dhe nga gjithë roli dhe angazhimi i tij në parti. Ndërkohë, për vëllanë e ministrit, kishte një dënim në Itali të shumë kohëve më parë, i pakryer, sepse shteti italian nuk kishte kërkuar ekstradimin.

Me riorganizimin e qeverisë fituat ju, apo fituan studentët?

Unë nuk kam dashur kurrë të fitoj mbi njerëzit, por kam dashur dhe dua të bëj më të mirën për njerëzit dhe t’i dëgjoj ata. Studentët e dinin dhe ishte një moment intensiv, por edhe shumë i bukur i demokracisë sonë ende të re, të brishtë dhe jo perfekte.

Pse shumë shqiptarë, vecanërisht të rinj shkojnë të punojnë në Gjermani?

Pse shumë italianë në jug shkojnë të punojnë në Veri? Dhe pse shumë mjekë italianë shkojnë në Gjermani e kështu me radhë? Përgjigja është e qartë: Shqipëria nuk është Italia edhe pse italianë janë shqiptarët e veshur me Versace. Kur ju kishit demokraci dhe zhvillim ekonomik ne ishim Korea e Veriut e Evropës. Këto 30 vitet e fundit kemi bërë hapa gjigande në shumë drejtime edhe pse kemi shkatërruar burime e bukuri. Sigurisht që kemi probleme dhe duhet të bëjmë shumë më shumë me sakrifica e durim kundër varfërisë, korrupsionit, kriminalitetit.



26 Comments

  1. Germo Tare germo!!!Do te ikin te mjeret qe te vijn akoma nga mbrapa…Po pastaj pa para cdo te besh!!! Sapunin ne Burg gati e ke

  2. Populli qe doli ne protest quhet popull opozitar parlamentar jo popull, pyet komisarin o Vino a eshte popull prifti, po femijet e popullit protesties parlamentar qe jane student a quhen popull? , nje i cmendur te gjithe i cmend thoshte driteroi

  3. Ka filluar po leh si ata qente endacake duke thene se vetem ky ka bere shtet ne keto 100 vjet .Ky njeri e boshatisi kete vend,ec’popullizoi duke marre arratine neper bote nga varferia ekstreme .Nga korupsioni i pa pare ndonje here ,nga trafiqet ,vjedhjet,vrasjet ,hashashizimi,mashtrimet e pa skrupullta ,nga mbushja e parlamentit dhe administrates shteterore me kriminele,trafikante ,rrugecer,hajdute etj, etj, etj.

  4. Edhe Maduro ne Venezuele thote te njejten gje. Kot nuk thone se derrat nje turi kane. Te gjithe keta diktatorucet kopjojne njeri-tjetrin

  5. Po opozitaret s’jane pjese e popullit o tope?Nje lider ne pushtet kur plasin skandale ose shoqeria ka pakenaqesi teston vehten me thirjen e zgjedhjeve te parakohshme.Populli vendos me vote dhe cdo gje zgjidhet,por ju keni frike pasi cdo dite te qeverisjes vetem per te vjedhur kini menduar.Do mbaheni mend si qeveria qe fiku shpresen e ketij populli,qe evodhipa meshire ate ne emer te nje grupi miqsh e oligarkesh.

    1. Populli vendos me vote siç thua edhe vete,por ja qe Lulushi me Monen nuk duan vota por duan pushtet ne tavoline se…

  6. Edi Rama kerkon te beje histori, por nuk lexon histori.
    Kush i eshte pergjigjur gazetarit me pyetje, ka qire plaken e vet!!! E kane vare per llape

  7. Nuk ka destabilitet po rikerkoi Amerika dhe Gjermania te arrestohet Gjushi. Pastaj Gjushibte qin Linden dhe Neten bashke. Opozita e shkrepi plumbin e fundit. Te shohim….

  8. Ne shqiptaret ishim keq deri pra 6 vjeteve, por me ardhjen e Rames gjithcka ndryshoj. Dukej sikur dhe dielli ngroh me shume, gjithcka lulezoj. Rama , ky lider vizionar, ky njeri i ndershem, modest dhe fjalepak solli zhvillimin ne kete vend. Nje vend qe nese para 6 vjeteve, ishte me i varferi ne EU, me ardhjen e ketij lideri me fame nderkombetare, duket si nje zvicer tjeter e europes. Ne shqiperi sot qe flasim, nen qeverisjen e ketij strategu cmimi i naftes me i lire se uji. Energjia elektrike me e lira ne Eu. Taksat jane ulur. Shqiptaret bejne nga 2 pune. Rritja ekonomike me dy shifra. Europiane, qe dynden drejt Shqiperise per nje jete me te te mire.
    Ej o Ram zgjohu, endra mbaroi. Vetem mjerim dhe skamje ke sjelle. Nje hajdut ordiner je, nje hale qe te te dhjesesh prape nuk e nxjerr dot zemerimin.

  9. Njeriun fillimisht e le mendja, pastaj syte e keshtu me rradhe… . Ndersa kete loqen e kane lene njekohesisht te gjitha por nuk i jep dum….. o dum dum e ke hum, hak e ke nji llokum nga poshte…..

  10. Sot u prononcua dhe lideri historik qe modernizoi Ps Fatos Nano. Me vjen keq thote por koha e Edi Rames ka mbaruar.
    Sor po kthehesha nga Durresi ne Tirane .Me kureshtje po shikoja bisneset me ndertime qe si ka as Italia . Prodhime ushqimore druri plastike duralumini servise te ndryshme banka shkolla etj etj. Te ndertuara totalisht ne kohen e Nanos E Berishes. Aeropori porti Durresit Rruga kombit Kakavije Elbasan Kapeshtice Vlore Gjirokaster dhe ato rurale Hidrocentrale po ne kohen e tyre . KY MBURRET ME PEDONALE NEPER QYTETE PNE TE CILET I TAKOJNE BASHKIVE. cfare ka bere. ???

    1. Kush e beri portin e Durresit or mik,pastaj per pedonalet qe thua zotrote mos harro se ne qeverite e shkuara kur hyje ne qendrat e qyteteve dukej sikur hyje ne Bagdatin e bombarduar,vetem per te kaluar Kavajen me makine doje e pakta nje ore e gjysem,kurse tani çdo qytet eshte transformuar rrenjesisht,çdo zyre apo institucion nuk ngjan me me stallat e derrave siç ngjanin me pare,Rama ne krahasim me paraardhesit e tij eshte shume vite larg dhe mos harroni qe gjeti nje vend te rrenuar plotesisht dhe arriti te beje nje shtet funksional ku te gjithe paguajne taksa,te gjithe puntoret jane te siguruar dhe avash avash po hyme ne normalitet,prandaj dhe çakejte jane terbuar dhe jane bere te gjithe bashke,por kot e kane se prape ata do jene humbesit e medhenj….

      1. Per cfare transformimi e ke fjalen, per ate germadhen ne fier apo per ate Enveraten ne vlore..Eshte turp te flasesh me kete gjuhe hajdutesh kur te gjitha leket e tenderave i marrin 4 kompani te gjitha te lidhura me Ramen..Per ato palo pedonale, jane harxhuar aq shume para saqe do ndertoheshim edhe nje here nga e para lum miku. Jane prishur shatervane (si tek zogu i zi) vetem per inat te dikujt pa e care b..se jane leket e popullit..Nuk duam shatervane por vepra qe permiresojne jeten, Tubacione qe uji te mos ndyet, linja elektrike per te marre drita, shkolla me ngrohje…Mendohu se ketu je anonim dhe deftesa e partise nuk te hyn ne pune..

  11. Une po pres lajmin qe Gjush duarakulloria I madh te shkoje me kom t’veta ke veni
    E masanej ta nigjoj Ligjerimit e PPP /
    Pleh Pervers Perdale Palloi.
    Mjereziu do ligjerije :
    Uuuuunë Nuk kam vjedh, nuk pi droge, gjushVemja kto hynere do
    brockulllise… Une jam qelibar, ju te tëeeeee me njihni….

  12. Nuk e di a eshte bere synet Basha se Rames ja kemi pare ne gazete,.Qe basha duhet bere synet patjeter as qe diskutohet sepse ne jeten e tij te salloneve kurre nuk ka bere ate qe quhet burre.E duan shtetin ne tavoline sepse Rama eshte i korruptuar,po kush e kerkon ? Nje palo burre pa asnje merite dhe i zhytur ne korrupsion,apo ka dhe ashensor privat sepse nuk duron dot eren e popullit.Le te zgjedhin djem dhe vajza te reja qe kane moral dhe jo mashtruesa.Neise derisa te kemi nje president nje super hajdut,veshtire eshte qe gjerat te shkojne mbare.

  13. Ky kopil sigurimesi, na paska thene nje proverb syneti, qe shikokrka loqet, se qenka loqe edhe nga mendja e mendimi. Cope mishi thote populli, te duket ashensori i pallatit luks, vetem keta bufone rilindas e mendojne keshtu.

  14. Porti i Durresit si kalatat e konteniereve kompjet sheshe dhe Terminali lluksoz i pasagjereve u be komplet me minister ndertimi SokolOlldashi. Ajo rruga e Kombit qe u quajt rruga per asgjekundu ka sjelle zhvillim te madh per vendin. Mijera tonelata produkte industriale e ushqimore apokryesisht mat. Ndertimi cimento hekur tulla etj kalojne neper ate rruge. E theksoj Rama i gjeti peshqesh dhe i erdhi ne shteg per pjesen urbane. Ketu ishte thelbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *