• |
ide | kryesore

Video/ Inter i çmendur: shpenzon dy gola avantazh dhe befasohet në minutën e 101 nga Fiorentina

Sport, Video



101 minuta lojë mes polemikave, vendimeve VAR dhe spektaklit, për një 3-3 mes Fiorentinës e Inter, me zikaltrit që befasohen në minutën e 11 shtesë, duke cuar dëm avantazhin e dy golave. Pas 3 ndeshjeve radhazi pa humbje, në mungesë të Mauro Icardit, Interi është ndalur, duke e vënë në diskutim tashmë vendin e tretë, me Milan që i dihat pas shpinës.

Inter në fakt bëri gjithcka vetë në fillim të ndeshjes, me autogolin e De Vrij që u kthye titullar për skuadrën e Luciano Spallettit. Nuk ishte mënyra më e mirë për hollandezin për tu kthyer në fushë e të mendosh që Inter u detyrua të luante praktikisht një ndeshje të nisur 1-0.

E megjithatë, i cmendur si konsiderohet, Interi përmbysi rezultatin me golat e Matias Vecino, në minutën e gjashtë e më pas Matteo Politano, pesë minuta përpara mbylljes së pjesës së parë. Ndoshta pikërisht në këtë moment, kur mesfushori festoi si ish-kapiteni Icardi, duke u konfliktuar me Perisic, u pa qartë se brenda dhomave të zhveshjes së zikaltërve ka gjëra që nuk shkojnë.

Goli i shënuar nga Perisic në minutën e 52’ i fshiu mendimet e këqija, duke e menduar të mbyllur këtë sfidë e një tjetër fitore e hipotekuar për Spalletti. Vetëm se Inter është i paparashikueshëm në të gjitha rastet dhe mes vendimeve me polemika për Var, që akordoi penalltinë për kroatin, erdhi rikuperimi i Fiorentinës

Luis Muriel ngushtoi epërsinë në 2-3 në minutën e 74’, ndërsa një penallti, që kërkoi edhe një herë asistencën e VAR i dha mundësinë në minutën e 101 Jordan Veretout të barazojë shifrat në 3-3, duke e lënë Inter në vendin e tretë me 47 pikë, vetëm dy para Milan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *