• |
ide | kryesore

Video/ Kukësi përmbush të parën nga katër fitoret e kërkuara: mirë, por jo mjaftueshëm Kamza e Stojkut

F1, Sport, Video



Kukësi rikthehet në vendin e dytë pas fitores së vuajtur kundër Kamzës së vendit të fundit, por kaq mjafton për të përmbushur të parën nga katër fitoret radhazi të kërkuara si kusht nga presidenti Safet Gjici. Ndryshon rreshtimin më në fund tekniku Armando Cungu, duke vendosur për herë të parë dy sulmuesit së bashku dhe nuk është vonuar të marrë frytet me të gjitha blerjet e janarit që shkuan në gol. Realizimi i parë në kampionat me fanellën e Kukësit për Shkurtaj, që në minutën e 8-të ndëshkoi prapavijën kundërshtare.

Valdet Rama ktheu avantazhin përsëri për Blutë dy minuta pas rifillimit të lojës, ndërsa për të kompletuar lajmet e mira për teknikun, erdhi edhe goli i tretë i Eduard Rrocës, në minutën e 59. Skuadra funksionon dhe përpëra me dy qendra rezultative, Ramën në të majtë e Cyrbja në krahun tjetër, do të jenë telashë për të gjithë kundërshtarët. Por Cungu duhet të gjejë ekuilibrin me prapavijën, sepse Kukësi i tij pëson lehtësisht.

 

Fukui dhe Martinena realizuan për Kamzën, në debutimin e pafat të Gentian Stojkut. Tekniku, ofensiv si gjithnjë, e manovroi skuadrën mirë, por jo mjaftueshëm për të bërë pikë kundër veri lindorëve. Duhet shumë më tepër se një magji nga goditja e dënimit e Martinenës, në minutën e 77-të, për të përmbysur fatet që duken të vendosura.

Kukësi kthehet i dyti me 41 pikë, duke mbajtur tetë pikë distancën me Partizanin kryesues. Mbetet në vendin e fundit Kamza, me 16 pikë dhe 9 pikë larg zonës së shpëtimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *