• |
ide | kryesore

Benzema i lumtur pa Ronaldon: “Që kur iku CR7…”

Sport



Protagonista. Kështu ndihet Karim Benzema pas largimit të Cristiano Ronaldo nga Real Madrid. E ka rrëfyer, gjatë një interviste për France Football, vetë sulmuesi francez, që ka shpjeguar: “Më parë, me Cristiano, kërkonim gjithnjë atë për ta ndihmuar të shënonte sa më shumë gola dhe unë kisha një rol dytësor. Tani jam unë që duhet të tregoj se dua të shënoj, duke e marrë për dore skuadrën. Ndihem më i rëndësishëm“.

Benzema, gjatë këtij kampionati, po performon në nivele të larta, me 20 gola të shënuar që tani në 40 prezenca mes kampionatit, Champions League, Kupës së Mbretit e Superkupës Europiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *