• |
ide | kryesore

Boomerangu i Ramës/ Jo përplasje televizive me ish deputetët

Kryesore, Lajme



Kryeministri Rama e kaloi momentin kur vinte bast se “Luli bënte bllof” dhe kur i merrej fryma para kamerave të ERTV-së. Tani, pas djegies së mandateve të opozitës, ai ka vendosur të luajë të fortin. Edhe sot, në mbledhjen e grupit parlamentar ai ka porositur deputetët të vazhdojnë normalisht punën, të përgatiten për zgjedhjet lokale, me të njëjtat tone siç bënte Berisha kur opozita ishte në bojkot. Shenjë e kësaj moskokçarjeje artificiale ishte edhe dërgimi i mandateve të djeguar të PD- LSI menjëherë pranë KQZ, ndërkohë që Gramoz Ruçi ligjërisht mund t’i mbante ato për 30 ditë.

Por lëvizja më e çuditshme e Edi Ramës është ajo për të bojkotuar emisionet televizive, ku marrin pjesë përfaqësuesit e opozitës me pretendimin se ata tanimë nuk përfaqësojnë asgjë. Në fakt, pavarësisht nga arma politike që kanë zgjedhur për të vazhduar betejën, dy partitë që ikën nga parlamenti shprehin vullnetin e afro 40% të shqiptarëve që i janë drejtuar kutive të votimit (edhe sikur zgjedhjet e 2017 t’i konsiderosh si normale).

Në këtë kuptim, strategjia e Ramës për të ndërprerë komunikimin dhe ballafaqimin me ta, e bën edhe më fallco mbretërimin e tij në krye të vendit.

Për ditë ai po shfaqet me një model autokrati që preferon vetëm debatet me freshistë që i organizon Top Show, apo ato me studentë të urtë që i ofrojnë rektorët servilë.

Prandaj nëse strategjia e Ramës, për të zhvlerësuar aktin e djegies së mandateve të opozitës, do të shkojë deri në farsën e shtirjes sikur ajo nuk ekziston, duke bojkotuar edhe ballafaqimet në studio televizive me të, shumë shpejt do t’i kthehet në boomerang. Sepse ajo, përpos një parlamenti fallco, do t’i ofrojë edhe një mjedis politik fallco. Dhe kështu do të realizohet pikërisht qëllimi i atyre që dogjën mandaten. Lënien përballë shqiptarëve të një pushteti që nuk do të japë llogari askund dhe ku zemërimi nuk ka as një valvul ku të shkarkohet. Madje as verbalisht në debate.    

©Lapsi.al



15 Comments

  1. Pse boomerang!? Mund te bejne debat p.sh. Elisa Spiropali dhe Taulant Balla nga njera ane dhe Muc Nano Alfred Peza (ai qe ndertoi stadiumin madheshtor ne Peqin) dhe Iris Luarasi (ajo qe prish katin e pare dhe le pa prishur te dytin) nga ana tjeter. Do ishte nje debat shume frutdhenes dhe do mesonim shume gjera te reja.

  2. Sidomos Pand Hundec Majko mund te beje debat konstruktiv antiimperialisto-antirevizionist!
    Une kam shume besim se Pand Majko dhe sidomos Erjon Mistrec Braçe mund te bjne diferencen ne shoqerine socialiste te Partise sone te shendetshme!
    T’rroje Partia mbi te giitha!

  3. Bën si bën Bushati e nuk ri pa bërë krahasimet e pa krahasueshme.
    Është e vërtetë se këto lëvizje të Ramës për ta zeruar opozitën e meqë ata si në 90-tën nuk janë më në Kuvend, nuk ekzistokërkan për gjatoshin, do ti sjellë një bumerang atij. po pse duhet të shtojë artificialisht edhe frazën : “njëlloj si Berisha kur opozita ishte në bojkot” ?
    Cilën media kishte ndaluar Berisha që të ndalonte deputetët e tij që të debatonin me deputetët socialistë ?

  4. Xha Hasani,
    ke harruar krahun tjeter; se si Luli ndertoi shtesen e katit dhe ashensorin e familjes ne godinen publike, Dixhitalet e Sali Topazit gjithmone anonim se keta te zhdukin, gladiatorin nofullpjerdhur Paloqja. Neandertal men Mul shpllen, Macen qe humbi cizmen por fitoi hale personale dhe shume personazhe te tjere epiko-liriko-tragjo-komiko.

    1. shkon kopili-trego ku te ka ngjizur nena ne qenefin negjmije me gjinushin apo peder ramizin apo je i kohes me te vjeter si rama qe u ngjiz nga dhjerje stalini e shurr enveri.shtes kati basha e 70 000 kat rama e erionka velija.ik tash ne qenef se po te pret rama ti lepin bythen se ja kishi felliq te teren dash peza,frroku,roshi e doshi.nser rama e ka radhen tek ilir meta ne lalz.

  5. shkon kopili-trego ku te ka ngjizur nena ne qenefin negjmije me gjinushin apo peder ramizin apo je i kohes me te vjeter si rama qe u ngjiz nga dhjerje stalini e shurr enveri.shtes kati basha e 70 000 kat rama e erionka velija.ik tash ne qenef se po te pret rama ti lepin bythen se ja kishi felliq te teren dash peza,frroku,roshi e doshi.nser rama e ka radhen tek ilir meta ne lalz.

  6. Basha ka ndertuar pa leje!? Po ku eshte shteti i se drejtes qe proklamohet aq shume nga qeveria? Ku eshte drejtesia e reformuar qe e kap lepurin me qerre? Ku eshte Bashkia e lali Erit? Ku jane institucionet qe nuk falin dhe burgosin njerez edhe per 30 mije leke drita te papaguara? T’ia shembin edhe Bashes njelloj si te tjereve dhe ta denojne penalisht e administrativisht njesoj si gjithe te tjeret qe ndertojne pa leje. Apo Bashes i lejohet per te mos ngritur zerin ndaj zullumeve te veta. Mos valle i kane dhene ndonje leje dhe tani nuk mund t’ia prishin? Une personalisht nuk jam me ndonje parti, por kur degjoj emrat qe kam permendur ne komentin e mesiperm, kur degjo se vihet para Shqiperise partia (dhe normale eshte sepse partia te sjell nga fshatrat e humbur e te ben me leke ) me duket SHUME PAK ajo qe ukrainasit kane bere me politikanet e tyre. Te fala xha beqos e gjithe te tjereve

  7. Hasan mos u merr me dylberet autike mavi se nuk hane llogjike. Ata nqs ti kritikon qeverine menjehere te quajne shpellar,skifter apo ndonje emer tjeter varet nga kreativiteti dhe sasia e miellit qe kane thithur, a thua se vete vijne nga familje fisnike apo mbreterore.Dhe kjo vjen ngaqe ne Albanistan bythlepirja dhe servilizmi eshte kthyer ne sistem dhe mjet mbijetese. Keta jane njerezit me injorante te shoqerise qe ecin me teorine e kalit te karroces dhe besojne verberisht bojaxhiun e tyre krenar por te dhjere

  8. Po cfare Jane deputetet koomuniste per militantizem para “gazetarit” Alfred Peza……!!! Edhe Gramoz Rucin ta besh njesh me Taulant Ballen nuk been sa Peza vetem ne devocion.Pastaj sa te gjithe deputetet bashke kemi intelektualet- gazetare qe jane “Fuate Cele” ne sherbim te Parties.Po kemi Mustafen,Irisin,Mingjozin,Lorencin,Morrin(Baze) Anilen Basha,alias Shkurte Pal Vata e gazetarise e sa e sa bubrreca te tjere.

  9. Nuk eshte faji yne qe rama tall koqet me kazanin dhe anal isto gazetaret qe i lepijne bythen shqupit. Keto lloj emisionesh me keta lloj anal istash qe i lepijne bythen shqupit jane per tu ndjekur vetem nga kokjeloqet e llojit ari.

  10. Nuk ka nevoje per debat me PS sepse gazetaret e paguar nga ata vete e bejne me mire ate pune…jemi kthyer 40 vjet mbrapa. Do te na duhen edhe 40 te tjera te quhemi’normale’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *