• |
ide | kryesore

Deputetët e opozitës dorëzuan mandatet, KQZ i dërgon një kërkesë Kuvendit

Lajme, Të fundit



Në momentin kur opozita e bashkuar ka dorëzuar mandatet e deputetit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit që të bëjë specifikimet për vakancat.

Tre ditë pasi mori në dorëzim nga Kuvendi kërkesat për dorëheqje nga mandati i deputetëve të opozitës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ktheu një tjetër kërkesë Kuvendit të Shqipërisë, për të marrë më tepër shpjegime prej tij mbi dokumentet e dërguara lidhur me dorëheqjen e deputetëve të opozitës nga mandatet.

Kërkesa e KQZ ka për qëllim saktësimin, pasi janë vërejtur paqartësi në specifikimet ligjore në dokumentin ku kërkohet nisja e procedurave për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr.

Sipas KQZ, 56 njoftimet për dorëheqjen e të deputetëve të opozitës nuk janë korrekte, pasi në to nuk përcaktohet krijimi i vakancave, sikundër parashikon ligji zgjedhor.

 Për referencë, në shkresën që Kuvendi i ka dërguar KQZ më datë 7 Maj 2018, pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri, i kërkohej KQZ-së zëvendësimi i deputetit Tahiri me kandidatin e listës së Partisë Socialiste, pas konstatimit të vakancës.

Ndërkohë në dokumentet që i janë dërguar Komisionit për zëvendësimin e deputetëve të opozitës, nuk specifikohej krijimi i vakancës.

Edhe pse shkresat kanë të njëjtin objekt, dorëheqjen nga mandati, hartimi i tyre lë shteg për intepretim.

Kodi Zgjedhor përcakton formulën e zëvendësimit të deputetëve që kanë vendosur të ndërpresin mandatin. Ligji thekson se mandatet e dorëzuara nga deputetët plotësohen me kandidatët pasues të listës shumëemërore.

Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqarojnë se deklaratat paraprake për mospranim të mandatit të deputetit nga kandidatët e listës së partive opozitare, nuk mund të merren për bazë. Një qëndrim i tillë nuk njihet ligjërisht, pasi kandidati nuk mund ta bëjë të këtë deklaratë, pa zotëruar më parë ligjërisht një mandat deputeti.



2 Comments

  1. ANI DE FUTENI NEGJMIJEN DEPUTETE;MOJSIUN;FATOS KLOSIN;FRROKUN;NDOKEN;XHELILIN ;BAJRAKURTIN POLICI QE I BIE ME DY DUAR;TE BIRIN E RRAHMAN RRAHES;NANON;GJELIL E ILIR GJONIN, alfred e dash pezen,shullazin,geron xhafen,rikthejeni tajirin,habilajt gregor e zaho ramen ,linda bashen ,rudina magjistarin,delina ficon,thanas xhillarin,dy bijet e enverit ETJ ETJ dhe lista e qelbesirave ,coftirave,kalbesirave ,dhjetjeve te stalinit plotesohet.pse pret kuvendi e kqz.

  2. ATA DORZUAN MANDATET PRANDAJ , TE TJERAT JANE LOJRA LESHI . ZGJEDHJE TE REJA PASI TE JENE MIRATUAR DHE RENE DAKORT PER NDRYSHIMET VETEM KJO ESHTE ZGJIDHJA E GJITHCKAJE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *