• |
ide | kryesore

Flet Astrit Patozi: PD në prag të humnerës, duhen larguar “skifterët”

Lajme, Të fundit



Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi thotë se dalja nga kriza politike pas djegies së mandateve të opozitës, është ndryshimi i këtij sistemi politik. I ftuar në emisionin “Mbrëmje në ABC”, Patozi deklaroi se përgjegjësit për këtë situatë janë Edi Rama dhe Lulzim Basha të cilët sipas tij duhet të bëjnë një hap pas dhe të mendojnë seriozisht zgjidhjen e krizës politike.

“Shqipëria ka një mënyrë për të dalë nga kjo spirale, ta rindërtojë sistemin. Unë mendoj që Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje shumë të madhe mes forcave politike. Ky sistem që ne kemi na çoi në këtë pikë është përgjegjësi e të dy palëve të cilat para 2 vjetësh për pak e tentuan ta fusnin Shqipërinë në një spirale, por kjo u evitua në çastin e fundit përmes një pazari të pistë. Të dy përgjegjësit, Edi Rama dhe Lulzim Basha sot duhet të kishin deklaruar dorëzimin e tyre për ditën që e kanë katandisur Shqipërinë. Ndryshimin e sistemit e bën koshienca politike që kanë përgjegjësi të mëdha publike, z.Rama, z.Basha, z.Meta”.

Vendimin e Partisë Demokratike për djegien e mandateve, Astrit Patozi e konsideron të paprecedentë dhe thotë se kjo parti është përpara një humnere. Ish-nënkryetari i demokratëve thekson se PD duhet të mendojë për një udhëheqje të re të partisë dhe të pastrohet nga elementë të caktuar brenda saj. Në të njëjtën linjë duhet të shkojë edhe Partia Socialiste, sipas tij.

“Opozita duhet të kishte një ofertë, rindërtimin e sistemit, sepse është sistemi dhe jo thjesht njeriu që na ka çuar në këtë gjendje. Opozita nuk e bën këtë. Nga kjo situatë nuk dilet kështu. Partia Demokratike është përpara një humnere. E para, duhet të largojë këta skifterët, të largojë këto të rinjtë që bërtasin që Edi Rama nesër s’ka ku shkon, etj. Të fillojnë që tani për një udhëheqje të re, për një lidership tjetër. Po ashtu edhe Partia Socialiste duhet të fillojnë që tani ta mendojnë këtë punë sepse do ndodhi” – tha Patozi.



16 Comments

  1. O Patoz, pse te eshte mbushur mendja qe je ti, ai qe duhet te drejtoj PD. Ti nje gazetar medioker ke qene. Rri e del si kofili pas te vjelit. Po ngeli Rama ta shpetosh ti, ok vazhdo, po diku tjeter fjalet e tua s’pine uje.

  2. Mirmroma Karallo! Vetem ti je karalloi qe pret qe te fitoje Edi Rama prape, qe te iki Lulzim Basha nga PD… Dhe ti te besh opozite mbas 25 vjetesh!!! Bohu pak me agresiv qe te presesh vetem 15 vjet

  3. Sigurisht sistemi nuk eshte perfaqsues per forcat politike.Ketu eshte ngerci…Por mos te harrojme se ky ngerc lindi nga marrveshja Berisha-Rama. Ateher ju ishit OK z.Patosi, c’fare ka ndryshuar tani nga ju…?

  4. Po me katnar po.
    Sala e mori e Bashen nga perkthyes dhe e boni minister. E boni nr dy te partise. E boni dhe numrin nje te partise e jua futi gishtin ty, Oldashit, Oketes, Bregut….. Ju te gjithe nejtet si muta dhe nuk thate gjo.

    Po kshu per sistemin. Ate mrena partise e ka ndertu Sala. Ate zgjedhor Sala me Edin per tia fut LSI’se. Pjese e sistemit ke qene edhe ti.

  5. Levizjet e fundit apo te shpreses,,,,,por qe je i deshtuar, je, e nuk ke vizion per demokracine, por me shume e shty ne anaeshi. IK se te kerkojne ne partine e pare qe ke milituar.

  6. Basha thote duhet qe “une te behem K/min” nuk thote alternative per tjeter njeri pa vjedhje dhe te afte,po qe se per Bashen shume mite eshte Rama.Ik prift qe te vije hoxha.

  7. Realisht ka rene shume poshte Patozi. I mungon vetem nje emerim nga Edrama me kaq kontribute sa po i jep edit cudi qe nuk e emeron drejtor te ERTV-se.

  8. Patozi eshte ish bashkepunetor i sigurimit te shtetit, vjell akoma ate lugen me corbe te prishur qe ka ngrene

  9. ik o pall kari.o trap qe leh si qen neper portale.kush te pjerdh me ty o i mbaruar.ik mor bythlepires.se ske per te bere piken e hajrit,njeri pa shtyll kurrizore

  10. Skifteret meren me patosin,nuk ja u ka fajin ai,por lulja cfare nuk ka bere per tu bere kryetar,vodhi miliona euro,vrau njerez,vodhi zgjedhjet per bashkine,vodhi zgjedhjet brenda partise me olldashin,perjashtoje te gjithe konkurentet,pranoje parate qe dha rama per pallatin e prishur dhe ne fund marveshjen me ramen qe ja futi pd,te gjitha keto I beri me dijeni te sali ram berishen,kuptoni o shpellare

  11. PO HADE MOR MASKARA TEK PD APO DUHET TE JESH NENKRYETAR PERHER HADE DHE KTHEJE BORXHIN DEMOKRATEVE TE THJESHTE QE I KE MASHTRUAR 25-VITE SI DEMOKRAT TANI HADE E KONTRIBO PA PUSHTET SE BOLL E E MJELUR PD HADE CFARE PRET APO TI NGULESH THIKEN PAS SHPINE…

  12. Edhe sikur te largohen -skifteret-nga PD-ja ti shoku Patozi as ne enderr nuk mund ta shohesh partine demokratike jo me te jesh antar i saj me keto qe ke derdellitur,shko tek social-demokratia e Skender Qenushit ku ishe ne fillim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *