• |
ide | kryesore

FOTO/ Imazhe dhe fakte të reja për rrëzimin e avionit të Emiliano Sala

Sport



Një javë nga funerali i Emiliano Sala në Argjentina, janë shpërndarë imazhe të reja të relikes së avionit me të cilën fluturonte sulmuesi e që u rrëzua në Kanalin e La Manshit në 21 janar. Imazhet janë pjesë e raportit të AAIB (Air Accident Investigation Branch) mbi aksidentin e ndodhur gjatë fluturimit nga Nantes në Cardiff. Pilota David Ibbotson rezulton ende i humbur.


Nuk ka në fakt vetëm imazhe. Janë zbuluar fakte të reja mbi cështjen, ashtu si raporton gazetari sportiv anglez Christian Martin në profilin e tij social. Ka dy gabime në planin e fluturimit të pilotit që drejtonte avionin: numri i licencës së gabuar (“N246DB” dhe jo “N264DB”) e zgjedhja e fluturimit ‘viziv’ e jo ‘instrumental’, që përdorët kur ka probleme shikueshmërie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *