• |
ide | kryesore

Haradinaj: Nuk japim tokë që të na njohë Serbia

Arkiva



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë i pranishëm ditën e sotme në akademinë e organizuar për 29-vjetorin e vrasjes së heroit të Kosovës, Enver Hadri.

Në fjalën e tij ai tha se taksa 100% ndaj mallrave serbe e pengon formalizimin për ndarje të Kosovës.

“Vendosmëria për të qëndruar në të drejtën e Kosovës së 17 shkurtit, është rreshtim në anën e drejtë të historisë dhe ne po ashtu me veprimin e marrë për të bllokuar mallrat e Serbisë, pra taksa 100%, është po ashtu veprim që pengon formalizimin e një ndarje. Kosova nuk jep tokë për njohje dhe nëse ky është çmimi, Kosova nuk ka nevojë për njohjen e Serbisë”, u shpreh kryeministri i Kosovës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *