• |
ide | kryesore

Kë të besojmë?/ Dikur Veliaj mbronte protestat, sot thotë se janë të dëmshme (VIDEO)

Lajme, Të fundit



“Duke e sabotuar Shqipërinë, duke i vënë stërkëmbësin integrimit, ata që ju bëjnë thirrje për protesta po ju them që e kanë gabim”.

Janë fjalë të Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës pak ditë më parë kur opozita bënte thirrje për të protestuar në rrugë kundër blerjes së votave nga paratë e krimit. Por pikërisht i njëjti Erion Veliaj që sot flet kundër protestave vite më parë ishte ai që i organizonte.

Në rrjetet sociale qarkullon një intervistë që Veliaj ka dhënë në vitin 2010, vetëm pak kohë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009 ku PS doli e humbur. Me akuzat për vjedhje të zgjedhjeve dhe sloganin “hap kutitë, ose largohu Rama dhe Veliaj organizuan një sërë protestash në rrugët e vendit që kulmuan me ngritjen e një çadre ku u mbajt edhe një grevë urie. Por kjo është histori që dihet.

Në atë kohë Veliaj thoshte në studion e “Zërit të Amerikës” se protestat e bëjnë më të mirë demokracinë.

“Shqipëria është në një gjendje konstante protestash dhe në fund të fundit kjo është gjendja më normale për një njeri që i janë shkelur të drejtat mund të bëjë. Demokracia bëhet më e mirë kur ne reagojmë, kur ne protestojmë, kur ne kërkojmë që gjërat të ndryshojnë.

Unë besoj që demokracia vetëm fitim ka nga kjo, kështu që të përdorësh popullzim edhe në Shqipëri dhe të thuash se “nuk duhet protestuar se ja erdhën zgjedhjet e tjera, se ja tani kemi vizat, se ja tani është statusi kandidat… gjithmonë ka një “ja tani, ja tani”, por problemi është gjëja më urgjente tani në Shqipëri është që të jetojmë normalisht” – deklaronte Veliaj në atë kohë.

Krahasojeni pak me refrenin e tanishëm: “Duke e sabotuar Shqipërinë, duke i vënë stërkëmbësin integrimit, ata që ju bëjnë thirrje për protesta po ju them që e kanë gabim”. Kë Erion të besojmë?  ©LAPSI.al

(video është marrë nga faqja Brylli Brodway në Facebook)



9 Comments

  1. Lali eshte bucja vogel..Mos te habitemi por shume me imoral se bucja madh..Ai ndan gjithcka per asgje..Mami i beri dasmen

  2. KY NJERI QE SKA FE,IDE,GJAK,DHE ASNJE LLOJ SESI PER NJERI E KA NISUR POLITIKEN ME MASHTRIME DHE VAZHDON TE QEVERIS GJYSMEN E SHQIPERIS ME MASHTRIME KY 99 QE SE DIME NGA ERDHI ME THONJE TE PAPRE DHE U KONFIRMUA NE POLITIK KUSHE E SOLLI SI E FUTEN NE POLITI KUSH E AKTIVIZOJ DHE SHKOLLE QE KA BERE KY KY VETE NUK DINTE TE BENTE GJE TJETER SIPAS DEKLARATES QE VETE KA DHENE VETEM TE SHISTE FIQ DINTE DHE ATA PA SUKSES I BLENTE 80 LEKE DHE I SHISTE 70LEKS GJITHMON SIPAS DKLARATES SE TIJ SEPSE DOLI PA FITIME SE DAMEN JA BERI NENA KJO ESHTE DEKLARATA E VETE PERSONIT PRA U BE 35-VJEC PA FITUAR SE DASMEN JA BERI E EMA TA SI MINISTRE MINISTER GRISELDA QE LARGOJ SHQIPERIN NGA DHENJA E STATUSIT POR ISHIN PREGATIT SKENARET QE TA LININ SHQIPERIN JASHTE EUROPES DHE E RALIZUAN SI KRYBASHKIAK DO MBAHET MEND PER KJOSKAT NE CDO 100M DHE KULLAT SHUMKATESHE NE TIRAN NE CDO300M DHE ME E KEQJA ASNJE ANALIST GAZETAR APO DHE POLITIKAN NUK FLET PER KETE DASHAKEQES TE SHQIPERIS KY DUHET TE ZBOHET PARA EDI RAMES AFERSISHTE KAN TE NJETIN BEGRAM POR KY PARAQET ME RREZIKSHMERI SEPSE ESHTE ME I DURUSHEM KETE E DIME TE GJITHE KYR E OFENDOJ RAMA DHE BERISHA PERSERITI FJALET E RAMES DHE NUK I BENTE HOVE RAMES POR BERISHES PSE E PERSERITE KY DO JET SHUME SHUME ME I RREZIKSHEM PER SHQIPERIN MBAJE MENT BUSHAT JU KAME THEN NE KOTO KOMENTE KO 9-MUAJ QE KRYEGUZHINJERI I NDARJES SE KOSOVES ESHTE EDI RAMAM KY E KA PREGATITUR KETE GJELL PER ARSYET E VETTA PIKPAMJE RUSE DHE PUSHTET PERSONAL POR PER HABI NUK E THOTE ASNJE ANALIST GAZETAR APO QOFTE POLITIKAN NUK E THON QE RAMA E KA BERE NE FAKT RAMA E KA GATUAR KETA TE DY DUHET TE IZOLOHEN PER SHPERNDARJE IFEKSIONI ANTI NJERZIM-ANTI KOMB ANTI FAMILJE .VELIA ME I RREZIKSHEM SE RAMA……………..

  3. KY ESHTE SINONIM I LANGARAQIT . GREVAT DO VAZHDOJNE DERISA TE KTHEHEN NE REVOLUCIONE LEJFEN , HA MU NASHI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *