• |
ide | kryesore

KLP i përgjigjet opozitës: Nuk mund ta hetojmë Arta Markun

Lajme, Të fundit



Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi i është përgjigjur letrës së Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit në lidhje me kërkesën e tyre për nisjen e një hetimi disiplinor për Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku.

Opozita ka kërkuar hetimin e Markut për shkak se ajo ishte informuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit se anëtari i KLP-së Bujar Sheshi,  figuronte si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

KLP-ja është përgjigjur duke sqaruar se nuk ka tagrin ta hetojë Markun.

Ndërsa opozita thotë se Arta Marku ka shkelur ligjin për mos verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidati Sheshi, KLP sqaron se nuk mund të nisë hetim ndaj saj, pasi një gjë e tillë i takon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në kushtet kur ky institucion nuk është krijuar, KLP thotë se duhet t’i drejtohen Kolegjit të Apelimit.



2 Comments

  1. Po kujt ja mban menderja ta hetoje sa te jete lartmadhnia e tij -EvinPsikoskizofreni-ne krye te c’qeverise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *