• |
ide | kryesore

Lubonja flet për rrugëdaljet nga kriza politike: Skenarët më të mundshëm janë…

Lajme, Të fundit

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar aktualitetin politik dhe djegien e mandateve nga opozita. Ai u shpreh se problemet, shqiptarët duhet t’i zgjidhin vetë shqiptarët me lëvizje demokratike dhe jo ndërkombëtarët.

“Rrugëdaljet mund të jenë të shumta. Varet ku na nxjerr dalja. Daljet janë të ndryshme. Të tjera dalje mendon kryeministri, të tjera opozita dhe të tjera qytetarët. Rrugëdalje do të thotë rikthim në normalitet. Çështja e rrugëdaljes është pak komplekse. Gjykimi që kam unë për ndërkombëtarët besoj se ata janë më të lumtur për “status quo”-në. Unë i konsideroj ata si pjesë e problemit më shumë sesa e zgjidhjes.

Zgjidhjen duhet ta gjejmë vetë. Turqia, Polonia ka probleme, por nuk u bëjnë thirrje ndërkombëtarëve. Ne kemi gjithmonë këtë defekte se themi Amerika, por ka shumë Amerika. Ka Amerikë të Trump, të Clinton, etj. Ashtu është edhe Evropa me shumë faqe. Shqipëria është ende nën sundimin e establishmentit të vjetër. Brukseli është identifikuar si establishment i vjetër. Shqipëria përdor narrativën e tranzicionit drejt Evropës. Ne na thonë keni bërë ca hapa para, por duhet të bëni më shumë. Unë mendoj se nuk kemi bërë hapa para” – tha Lubonja për emisionin “Opinion” ne News 24.

I pyetur se si do shkojë situtata politike mes palëve, nëse do ketë luftë pa kompromis apo një pikë takimi mes palëve, Lubonja u shpreh se më shumë mundësi mund të ndodhë e dyta.

“Ka më shumë mundësi që mund të arrihet një pikë takimi mes palëve, por varet me çfarë rrethanash dhe kushtesh. Çfarë do fitojë njëra palë dhe pala tjetër. Por nuk përjashtohen edhe skenarë më të vështirë siç është skenari që Rama të vazhdojë në rrugën e partisë shtet dhe partisë e tjera të mbeten jashtë sistemit.

Nuk dimë nëse mund të lindë gjë e re apo jo, sepse edhe nëse lind ndonjë gjë e re është destinuar të vdesë. Nga Lëvizjet mund të pritet vetëm diçka që mund të jetë më konsistente dhe qe të jetë më e fortë. Jemi në një kërcim në errësirë që nuk e dimë ku do bien këmbët. Unë jam skeptik se mund të na shpëtojnë ndërkombëtarët. Duhet të shpëtojmë vetveten me lëvizje demokratike” – tha Lubonja.

Sipas analistit dhuna që ndodhi në protestë, pati efekte sepse tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe se Ramën do ta destabilizonte një heqje e mbështetjes së ndërkombëtarëve.

“Dhuna që u ushtrua pati një efekt se tërhoqi projektorët se çfarë po ndodh në shtëpi. Shqiptarët herët ose vonë do të shpërthejnë. Ramën do ta destabilizonte një heqje e mbështetjes së ndërkombëtarëve. Ai po mundohet që kjo të mos ndodhë. Rama e donte opozitën si fasadë, por vendimmarrjet e tij kanë qenë të njëanshme. Kriza është një krizë imazhi e Shqipërisë që nuk e dimë se sa mund ta turpërojnë Ramën, por ai nuk e njeh turpin. Kemi rastin e Astirit. Ai hoqi nja 7 ministra për të treguar që unë jam i ndjeshëm. Ai bën operacione fasadë” – tha Lubonja.

6 Comments

  1. Ka , sa ka, ai ka te drejten e analistit, sepse eshte persekutuar, pavaresisht rrethanave se kush ka qene. Eshte analisti me i drejte perdrejte, e opozitar me te tera partite, e per krahasim, nuk e ka shitur bithen si Ngjela, qe na hiqet si fallxhiu i situatave. Per problemin , qendrojne mendimet, e situata mund te jete edhe e pa parashikueshme, sepse kemi te bejme me nje KM sa i vendosur ne kotesine e tije, po aqe budalla, sepse popullit nuk i ka mbetur gje tjeter, e nese ky KM e detyro te humbase edhe durimin, pasojat te cojne ne ate qe parashiko Lubonja.

  2. Shqipëria eshte si ai qe I kanë hy ne shpi 4 bandite, qe e masakrojne, vjedh in, perdhunojne…. Poshterojne kurre ZOTI I flet nga lart:

    🤣 or ti fatkeq, merr vesh me banditet, mos na prish gjumin e mehalles,
    Haj’ se per mire te del, te siguroj une ZOTI, ZOTI,
    PARAJSEN ta kom bo gati…
    Ji falenderus!

  3. Shqipëria eshte si ai qe I kanë hy ne shpi 4 bandite, qe e masakrojne, vjedh in, perdhunojne…. Poshterojne kurre ZOTI I flet nga lart:

    🤣Ooor ti fatkeq,
    merru vesh me banditet,
    mos na prish gjumin e Mehalles,
    Haj’ se per mire te del,
    te siguroj une ZOTI, ZOTI,
    PARAJSEN ta kom bo gati…
    Ji falenderus!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu