• |
ide | kryesore

Lubonja: Rama bie nëse i hiqet mbështetja ndërkombëtare. Situata është e nderë

Lajme, Të fundit



Fatos Lubonja ka analizuar momentin politik, në një intervistë për News 24. Publicisti i njohur tha se gjendja, i ngjan një kërcimi në errësirë, sic e silësoi duke huazuar një metaforë italiane. Lubonja u shpreh se herët a vonë, shqiptarët do të shpërthejnë, qoftë me udhëheqjen e opozitës, ose jo. Sipas tij, situata është e ndere, për shkak të autokracisë dhe korrupsionit. Ai tha se është paradoks i madh, se si mund të arrestojë drejtësia 5 protestues të dhunshëm, dhe të mos u bëjë asgjë atyre që po vjedhin Shqipërinë.

Lubonja e sheh Ramën aktiv në median ndërkombëtare, sipas tij, me qëllimin për të ruajtur mbështetjen ndërkombëtare, pa të cilën ai bie. Analisti deklaroi se nuk sheh asnjë shenjë nga qeveria dhe kryeministri për dialog, për t’u ulur në tryezë. Po ashtu, ai u shpreh se opozita ka punë për të bërë në momentin ku ndodhet.

Duhet të tregojë njerëzit që ka, kush janë, planet që ka, a ka alternativë. “Duhet të tregojë kreativitet”, u shpreh Lubonja. Duhet të bëjë punë serioze me njerëzit PD-ja, theksoi, Lubonja, duke shkuar tek ata, sidomos tek të varfërit. Publicisti pohoi se Rama po e shfrytëzonte opozitën si fasadë, ndaj sipas tij, ata ishin të detyruar të ndërmerrnin vendimin që morën, dorëzimin e mandateve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *