• |
ide | kryesore

Meta thirrje politikanëve shqiptarë: Tregoni përgjegjshmëri në vendimet që merrni

Lajme, Të fundit



I ftuar në ceremoninë e bekimit të gurit të themelit të spitalit “Zonja e Këshillit të mirë” në Tiranë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i bëri thirrje klasës politike që tregojë përgjegjshmëri në vendimet që merr, të cilat lidhen me interesin e të ardhmes europiane të vendit.

Nga ana tjetër, Meta u shpreh se duhet bërë gjithçka që të rinjtë të mos largohen nga vendi, duke i ofruar atyre më shumë mundësi.

“Ndërtimi i këtij spitali mjaft të rëndësishëm përbush edhe një amanet të Nënë Terezës.Ky çast është dëshmi e frymëzimit të veprës së shenjtores Nënë Tereza, pasi ajo iu shërbeu të gjitha atyre që vuanin. Ngjarja e sotme është dëshmi e vëmendjes së vazhdueshme të Selisë së Shenjtë të dhënë për Shqipërinë.

Në ndjehemi të bekuar për lutjet hyjnore të Papa Franceksut për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë. Mesazhet e lutjet për paqe dhe vëllazërim, për qetësi dhe për bashkëjetesë janë aktuale për shoqërinë tonë, për politiken dhe politikanët, për përgjegjësitë e mëdha dhe historike që ata të tregojnë në çdo vendim që ata marrin në interes të së ardhmes europiane.

Dua të bëjmë gjithçka për të realizuar atë porosi të veçantë të Papa Franceskut, që Shqipëria të mos vuajë nga dimri demografik i Europës, por t’i mbajë të rinjtë këtu duke ofruar edhe më shumë shpresë edhe më shumë mundësi. Mirënjohje të thellë për Papa Françeskun”, tha mes tjerash Meta.



3 Comments

  1. shko ne rrot me ramen e ruqin,majkon e doshin,frrok,e ndok,prenga e sadri abaza,artur busha rrahman rraja,braqe e fidel ylla te teri te stalinit kopila etj. je nje mut si rama hajna me ze dhe figur te kan kapur kapur para ter botes ty e rames me ze dhe figur.ramen madje edhe amerika e kapi.

  2. Lloqe ne ere. Asgje konkrete. Dogma. Shkoni i fusni ca ngjala me vene 250 euro shishja tek gjiri i lalzit.

  3. Sapo pashe ne facebook tek Pamfleti vilen e Metes ne Lalez.me erdhi turp nga vehtja ,11 banjo te fjales se fundit,palmat kishin ardhur me helikopter,nje mut i madh eshte pak per kete palo burre.Me turp nuk behet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *