• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta Arben Xoxa, Ajola tregon dedikimin ndaj tij (FOTO)

Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare, publicisti Arben Xoxa.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, e  bija e Arbenit, Ajola Xoxa i ka kushtuar atij disa rreshta prekës. Përkrah fotos së të atit të ndjerë, ajo zbulon se humbja e tij ka ardhur pas një lufte të vështirë dhe të dhimbshme ndaj kancerit, ndërkohë që tregon virtytet dhe vlerat e tij si njeri.

“Gjatë gjithë jetës tënde i dhe veç bardhësi e dritë kujtdo pate pranë, ndihmove këdo munde, sa herë munde, edhe kur mundësitë i kishim të vogla, ti gjithmonë deshe t’i ndihmoje ata që kishin nevojë. Nuk pate kurrë, kurrë urrejtje në shpirtin tënd, vetëm dashuri. Edhe me ata që deshën të të bëjnë keq, ti kishe forcën të ishe i butë, i mirë, gjithmonë i buzëqeshur. “- shkruan Ajola ndër të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *