• |
ide | kryesore

Nuk i jep dorën Shaqirit, Klopp i tërbuar me kapitenin e Liverpool

Sport



Grupi para së gjithash: kjo është filozofia e Jurgen Klopp, që nuk ka lënë të anashkalojë asnjë episod, pavarësisht se barazimi në Old Trafford kundër Manchester United, e ka sjellë City vetëm një pikë larg të kuqve. Tekniku gjerman është nervozuar së tepërmi me kapitenin Henderson, që në momentin e zëvendësimit nuk i dha dorën Shaqirit.

Pikërisht në minutën e 71’ dhe Jurgen Klopp kërkonte më shumë insistencë para portës, kapiteni Jordan Henderson u thirr për t’i lënë vendin Xherdan Shaqirit. Reagimi i mesfushorit, ndoshta i mërzitur nga fakti që po zëvendësohej, ishte injorimi ndaj kosovarit, duke i dhënë vetëm shiritin dhe jo dorën, por Klopp ka shkuar menjëherë në pankinë duke i folur ashpër kapitenit, që në fakt duhet të jetë një shembull për gjithë skuadrën.

Shaqiri, që në ndeshjen e fazës së parë në Anfield Road, kishte shënuar dy gola kundër United, këtë herë nuk arriti të lërë shenjën e tij. Numri 23 deri tani ka realizuar gjashtë gola dhe tre asist, por janë të gjitha të 2018. Viti i ri nuk ka nisur mirë për fantazistin e përfaqësueses zvicerane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *