• |
ide | kryesore

Përparim Spahiu, pas defektit të “Blue Panorama”: Kur të vdesim, mos reagoni më!

Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi dje në një prej avionëve të linjës “Blu Panorama”, i cili bëri ulje të detyruar në Rinas për shkak të një defekti të pësuar në ajër. Spahiu shkruan se kjo linjë “low cost” është mjaft e kritikuar prej klientëve të saj dhe operon vetëm në 6 shtete, ku një pjesë e tyre ndodhen në Afrikë.

Sipas Spahiut, qeveria do të reagojë vetëm kur të ndodhë ndonjë tragjedi kombëtare.

Reagimi i Përparim Spahiut për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit

Kur të vdesim, mos reagoni më!

Një ditë më parë, tymi u ndez brenda avionit Blue Panorama, dhe rrezikoi jetën e 200 pasagjerëve….

Gra shtatzëna, fëmijë, të moshuar dhe të rinj, u tmerruan nga frika…

Kjo linjë skandaloze operon vetëm në 6 shtete, disa prej tyre në Afrikë

 Janë të shumta defektet dhe denoncimet e qytetarëve ndaj Blue Panoramës..

Vërtet që kjo linjë është low-cost, por jeta e qytetarëve shqiptarë nuk është aq e lirë

Deri tani, Qeveria nuk tha asnjë fjalë të vetme për këtë ngjarje të rëndë….mbase po pret, largoqftë kur të ndodh një tragjedi kombëtare…

Operimi i linjave të tilla low-cost vjen nga monopolizimi i RINAS-it, për të cilin qeveria tha që do e zhbëj

Deri tani kanë kaluar 6 vjet, dhe asgjë ska ndryshuar!

Shqiptarët janë mashtruar nga KM për aeroportin e Sarandës, Kukësit, Vlorës, Gjirokastrës apo Air Albania….



2 Comments

  1. Nuk kam hasur kurre ne nje linje me te qelbur se BLUE PANORAMA. Administratoret e kesaj linje jane per tu futur ne burg. Linje me e qelbur me me jo-korrekte me klientet nuk ka. Ka ndrruar disa here emrin qe te shmang falimentin e detyruar. Gjithmon probleme me oraret. Kur te vonojn me shum se 3 ore, nuk te rimbursdojn asnjehere sic e parashikon ligji (jan te vetmit ne Evrop qe nuk e bejn). Nuk e di si vazhdon te mbahet ne kembe nje qe e quan veten “low cost” po qe eshte ne realitet “High cost”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *