• |
ide | kryesore

Regjisorja e filmit nga Kosova, fituese në çmimet Oscar (VIDEO)

Paparazzi, Slider



“Free Solo”, dokumentar i realizuar nga regjisorët Elizabeth Chai Vasarhelyi dhe Jimmy Chin, ka arritur të triumfojë në ceremoninë e mbrëmshme të ndarjes së çmimeve Oscar duke u zgjedhur si “Dokumentari më i mirë”.

“Free Solo” që u shpërblye si “Dokumentari më i mirë” në ceremoninë e të dielës flet për rrugëtimin e alpinistit Alex Honnold për t’u ngjitur pa litar në formacionin e famshëm të shkëmbinjëve El Capitan në Parkun Kombëtar Yosemite, në qershor të vitit 2017. Regjisorja që u shpërblye me Çmimi Oscar, Elizabeth Chai, vite më parë kishte krijuar një dokumentar për periudhën e pasluftës në Kosovë, të titulluar: “A Normal Life” (Një jetë normale). Ky dokumentar nga Elizabeth Chai ka të bëjë me shtatë miq që janë të rinj në moshë dhe për jetën e tyre gjatë tre vjetëve në kohën e pasluftës në Kosovë. “A Normal Life” është një dokumentar intim dhe një shpjegim personal i rritjes dhe lëvizjes përtej traumës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *