• |
ide | kryesore

Serbia i frikësohet afrimit të zgjedhjeve në SHBA, kërkon të arrijë marrëveshje me Kosovën para tyre

Lajme, Të fundit



Presidenti i ri i SHBA-së që merr detyrën në fillim të vitit 2021 pasqyrohet jo mjaft i favorshëm nga mediat në Serbi. Gazeta beogradase ‘Blic’ shkruan se SHBA  është duke i bërë presion Kosovës që ta heqë taksën ndaj mallrave serbe në mënyrë që dy palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve.

Sipas mediave serbe, autoritetet në Serbi duan që një marrëveshje me Kosovën të bëhet sa të jetë Trump-i president. Duke e pasur parasysh se zgjedhjet në Amerikë nuk janë edhe aq larg, Marko Savkoviç, analist nga Beogradi, thotë se ka mbetur pak kohë për ta gjetur zgjidhjen.

 Blic përmend dy letrat që Trump-i i ka nisur në adresë të Thaçit dhe Vuçiçit bashkë me apelin që të bëjnë gjithçka pasi asnjëherë më parë nuk kanë qenë më afër marrëveshjes historike.



1 Comment

  1. Me fjalë tjera, i bie që Kosovës i duhet me ba çmos që të mos ketë marrëveshje deri në zgjedhjet në USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *