• |
ide | kryesore

Shpresa e humbur tek Amerika

2, Ide



Para rreth dy javësh, Edi Rama lëshoi në Parlament një frazë që ngriti shumë thashetheme. Tha se Sali Berisha ishte i mërzitur, pasi kishte marrë një lajm të keq, të cilin la të kuptojë se e dinte, por nuk e thoshte dot. Të nesërmen thashethemet  u përqendruan në pyetjen drejtuar Berishës nga Taulant Balla, nëse ish-Kryeministri mund ta kalonte dot oqeanin apo jo. Kështu u shpërhap thashethemi se Sali Berishës i ishte refuzuar viza amerikane, që politikisht u interpretua se amerikanët i kishin hequr vizë Sali Berishës. Ndërkaq, ish- Kryeministri e refuzoi që të kishte kërkuar të shkonte në SHBA.

Për të hedhur dritë mbi të vërtetën, “Balkanweb” iu drejtua Departamentit të Shtetit. Prej andej erdhi përgjigjja se duhet të shikonin në një link, ku gjendeshin emrat e njerëzve, të cilëve SHBA u kishte mohuar vizën për arsye korrupsioni. Kur u pa se aty nuk figuronte Sali Berisha, u tha se kishim të bënim me një nga manipulimet e shumta të Edi Ramës. Mirëpo, nuk vonoi dhe ambasada e SHBA-ve në Tiranë nxitoi të lëshonte një prononcim për “Panoramën” (ku gazetarët ose nuk kishin të drejtë pyetjeje, ose kishin frikë të bënin pyetje), në të cilën deklaroi se: “Ambasada e SHBA-ve vazhdon të ushtrojë autoritetin e vetë të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza…”, që “ambasada e SHBA-ve u ka mohuar vizat më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve dhe familjarëve të tyre” sepse “i merr shumë seriozisht pretendimet për korrupsion dhe do të vazhdojë të shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve publikë me kontroll shtesë”.

Duhet të jesh shumë naiv për të mos dyshuar se kjo deklaratë ishte një pohim indirekt, se në frazën e thënë nga Rama kishte diçka të vërtetë dhe, jo vetëm, por se ambasada po hiqte dorë nga diskrecioni për t’i dhënë një dorë Kryeministrit në luftën e tij politike.

Edhe në qoftë shumë largvajtës ky dyshim për t’u marrë në analizë, gjykoj se kjo deklaratë, gjithsesi, nuk duhet të kalonte pa u komentuar, pasi ngrinte shumë pikëpyetje serioze mbi rolin e ambasadës amerikane në Shqipëri.

Pikëpyetja e parë është se me çfarë tagri e merr këtë “autoritet të gjerë” ambasada, që i dhënka të drejtë vetes të luajë këtë rol paraprokurori në Shqipëri? Mesa di unë, këtë “autoritet të gjerë” nuk ia jep ligji shqiptar, aq më pak ai amerikan. Këtu bëhet fjalë për një lloj autoriteti historiko-moralo-gjeopolitik – nëse mund t’i vëmë disa mbiemra – që meriton të debatohet për sa i përket origjinës së tij, por që gjithsesi është një autoritet nga ata që fitohen nëpërmjet respektit; d.m.th. që të bën “të jesh” autoritet (to be authority), siç do të thoshte psiko-sociologu dhe humanisti i njohur amerikan, Eric From, dhe jo “të kesh “autoritet (To have authority) sepse je më i fortë, sepse ke më shumë fuqi, sepse mund të japësh e të heqësh viza etj.. E pra, ky veprim i ambasadës është nga ata që nuk të bën të fitosh respekt, përkundrazi, ta humbasësh respektin, pasi shkel disa parime të shtetit të së drejtës, për të cila-tët SHBA merren vazhdimisht si shembull pozitiv. Sepse pyetja e parë që i lind çdokujt, i cili mendon me kokën e tij dhe jo me kokën e profetëve të rremë, që shpërhapin në opinion idenë se do të na shpëtojë Amerika nga kriminelët, është se cili qenka ky organizëm që paska ngritur ambasada që provuaka se “x” person ka bërë korrupsion, prandaj nuk e meriton vizën, kurse “y” person jo? Kam dëgjuar shumë shqiptarë të ankohen për arbitraritetin, me të cilin Konsullata vendos se cilit ia jep vizën e cilit jo – shoqëruar me ankesën se, të paktën duhet të përcaktojnë disa kritere që njerëzit të mos harxhojnë më kot kohën e tyre, si dhe shumën e majme prej rreth 200 dollarësh sa herë aplikojnë. Por që Konsullata punuaka për të ndërtuar lista të kandidatëve për burg në Shqipëri, të cilëve u mohon vizën, kjo e tejkalon imagjinatën sepse është kundër dy parimeve bazë të së drejtës: ai i prezumimit të pafajësisë derisa të dënon një gjykatë dhe ai i barazisë përpara ligjit. Pas deklaratës së ambasadës po qarkullojnë lloj-lloj emrash të njerëzve të prezumuar, të fajshëm nga ambasada amerikane për korrupsion nisur nga përfolja e tyre, ku secili fut armiqtë e vetë. Por bashkë me këtë listë qarkullon edhe një listë tjetër emrash, po aq të përfolur, që lëvizin lirisht në SHBA, madje disa prej tyre ishin në SHBA ditët që doli deklarata e ambasadës. Për të mos folur për faktin se kemi Kryeministrin, dora vetë, që ka shkelur ligjin amerikan me ato 80,000 dollarët e famshëm që ka paguar për të bërë një foto me Obamën dhe ambasada nuk ka pipëtirë.

Atëherë, si ta shpjegojmë këtë qëndrim të ambasadës në shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe të barazisë përpara ligjit (pavarësisht se cilët janë personat në atë listë, që edhe mund ta meritojnë hetimin në Shqipëri)? Gjykoj se kemi të bëjmë me një abuzim me “autoritetin e gjerë” që u kanë dhënë shqiptarët SHBA-ve, nëpërmjet asaj shpresës se do të na shpëtojë Amerika, nëpërmjet atij servilizmit tradicional ndaj vëllait të madh (dikur sovjetik, pastaj kinez) kombinuar me bizantinizmin e politikanëve shqiptarë që, duke mos qenë të aftë të fitojnë legjitimitet brenda vendit, kërkojnë ta fitojnë këtë duke u shërbyer interesave amerikane. (Meqë ra fjala, po kujtoj se pikërisht këtë “autoritet” kërkoi të shfrytëzojë edhe ish-ambasadori Arvizu kur deshi të na sillte në Shqipëri armët kimike nga Siria).

Ky abuzim me autoritetin po shfaqet në formën e një angazhimi të tepruar të ambasadës në lojën e brendshme politike. Ç’është më e keqja, ai po i shtyn gjërat në një drejtim të gabuar sepse ndërhyrje si ato që përmenda, duke qenë kundër principeve bazë të shtetit të së drejtës, janë një shembull negativ që u jepet shqiptarëve nga një shtet demokratik. Në këtë radhë, sipas gjykimit tim, janë edhe ndërhyrjet e fundit ndaj protestave apo ndaj veprimit të opozitës për heqjen e mandateve. Edhe ato, dashje pa dashje, po ndihmojnë instalimin e një regjimi autoritar dhe arbitrar në Shqipëri. Pse mendoj kështu? Jo se nuk kam rezervat e mia për heqjen e mandateve apo edhe për përdorimin e dhunës nëpër protesta, por sepse në ndërhyrjet e ambasadës kundër dhunës apo kundër heqjes së mandateve, gjej disa mungesa që flasin shumë. Në to mungon kujtesa historike e këtyre 28 vjetëve, që ne shqiptarëve na tregon se aktori kryesor i së keqes në këtë vend kanë qenë gjithherë maxhorancat që kanë e trajtuar opozitën jo si kundërshtar politik, por si armik që duhet eliminuar, gjë që Edi Rama e ka shtrirë edhe kundrejt cilitdo institucioni apo individi, që kundërshton politikat e tij. (Së fundi e bëri edhe kundrejt “Zërit të Amerikës”). Bashkë me këtë mungesë kujtese, së cilës i duhet shtuar edhe mungesa e kujtesës se, në vite ambasada është gjetur shpesh duke mbështetur palën e gabuar dhe s’ka pranuar më pas asnjë përgjegjësi, në ndërhyrjet e fundit nuk gjen gjithashtu aspak vullnetin për të kuptuar se ky përshkallëzim i protestave dhe i dhunës buron nga frustrimi i popullsisë dhe opozitës nga efekti i një dhune shumë më të egër: dhuna strukturore në rritje, që shfaqet te vendimmarrjet gjithnjë e më arbitrare, të paligjshme dhe korruptive të qeverisë Rama. Në këto ndërhyrje nuk gjen asnjë fije ndjeshmërie për faktin se nuk ka më asnjë institucion shqiptar që t’i frenojë këto vendimmarrje nëpërmjet mekanizmave të check and balance, sepse janë të kapur nga qeveria. Në këto ndërhyrje nuk gjen aspak as dyshimin e vetëpërmbajtjen që duhet të ngjallin këto lloj vendimmarrjesh (boll të kujtoj skandalin e “Astirit”, që prek direkt edhe SHBA-në, si shtetin të cilit i janë falsifikuar dokumentet për të kryer një megakorrupsion), përkundrazi, ambasada shfaqet qartazi si një aleate e kësaj qeverie dhe jo si një arbitër midis palëve. Dhe këtu vlen të përmendet se palët nuk janë vetëm maxhoranca dhe opozita, por edhe një popull i tërë, të cilin gjatë qeverisjes së kësaj maxhorance e ka kapluar dëshpërimi, duke e çuar në 60 % shifrën e atyre që duan të braktisin vendin.

E pra, nëse këto ndërhyrje të ambasadës mund të shpjegohen me funksionet që kanë ambasadat kudo në botë: – kurimi pranë qeverive përkatëse i interesave amerikane, – atëherë punonjësit e saj duhet të kenë ndershmërinë e njohjes së këtij konflikti interesi, që duhet t’i bëjë të përmbahen në zellin e tyre për të qenë njëherësh edhe lojtarë së bashku me qeverinë në konfliktin politik shqiptar, edhe arbitër i këtij konflikti. Përndryshe, gjykoj se shqiptarët që ende ushqejnë shpresën e rreme se do t’i shpëtojnë të huajt, duhet t’i trajtojnë sa më shpejt edhe burokratët e SHBA-ve ashtu si euroburokratët e Brukselit, (për të cilët kam shkruar në shkrimin paraardhës), si pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes.

Shkruar për /Panorama



16 Comments

  1. OK lubonja. Thu ckoqur :
    Shqiptarët
    (që ende ushqejnë shpresën e rreme se do t’i shpëtojnë te Mdhojte,
    Kurva e MotMotit,
    qe thote Fishta I nderum)
    duhet
    t’i trajtojnë sa më shpejt
    edhe burokratët e SHBA-ve
    ashtu si euroburokratët e Brukselit,
    si pjesë e problemit
    dhe jo e zgjidhjes.

    Po shtoj ate llogon e takngjeles qe interesat e amerikes ket sene përputhen me te Shqiptarise, aq sa po bëjnë Shqipnine Etnike….
    Po taku nuk permend bishtin e Dreqitne ket ‘dhuraten’ ‘ShqipnieMadhe’
    Ate planin American
    Qe po kamzhikon Kosoven t’i dhurohet me firme te te zellshmes dyshe Botnore thaq-edvinaq
    Ti dhurohet serbise 1/2 e pasurise se Kosovës (Mitrovica) e Shqipëria grekut ate thesarin e rezerves se naftes se detit,
    dhe kesaj I thote per ne delet e Fermes Kafsheve, demarkim,
    (po ashtu si kamzhikosi per dhurateb qe iu be MZi).
    ? Poplli shqiptar I thote BigBrotherit:
    Ky interes i America’s,
    driteshkurter,
    eshte genocidim kolonialist per Shqiptarine,
    keshtuqe nuk do lejohet nga shqiptaria…
    Po Ty ku te con mushka?

    Deri kur do na shkelesh nderin, inteligjencen, pasurine kaq poshtersisht, Duke na konsideru
    per DELE,
    Vlla I dashur??
    E,
    Qartas duke I prishur pune eene interesave Jo driteshkurtra Americans.

    PRANDAJ
    SHQIPËRI – Kosovë bëhet XHUNGEL, Ferr
    Qe te grabitet rehat rehat?

    Eshtë gazeta I embel!, u tha shqiptareve, ministri kriminel gjiknuri, kur grabitesit Makute, te sigurte qe s’i hyn asnji gjemb,
    bene genocidimin e rradhes I nxorren ujë të zi Duke helmuar shqiptarët e Duke u prishur shtepite….
    Pandeshkueshmeria
    fillon ne Gerdec, Nafte, cfrytezim te mineraleve…

    Shqiptarët kanë vetem barin,
    Kjo eshte perputhja e interesave, ka kuptu poplli shqiptar.
    Eh,
    Sovranitet, Democracy…. Stability… Miqasi.

    Eshtë gas I embel, deeeele.

    Zot. Na mbro nga Miku se nga Armiku ruhem vete!!

  2. Korregjim ne komentin tim : eshte gaz I embel, tha gjinush kur plasi nafta siper per shkak te cfrytezimit barbar

  3. Sakte Lubonja. Ne fund te fundit amerikanet e bejne gjumin ne shtepi te vet. Pyesni ne Rome ose ne Athine (ne Greqine gjysem te falimentuar) se ku ndodhet ambasada amerikane dhe pakkush do dije t’jua thote. Ketu po foli ambasada USA, eshte njelloj si te lexohet ne librat e shenjte. Ne shqiptaret nuk dime te ndertojme shtet dhe kjo bindje po forcoher cdo dite e me shume. Shtetaret shqiptare, gjithmone nese mund t’i quajme te tille arrijne maksimumin kur imitojne majmunet per t’u tallur me kundershtarin politik (per ta eshte me armik se armiku) dhe kir hedhin boje mbi te per t’u hakmarre. Per sa kohe institucionet dhe drejtesia te jene te mvarur nga qeveria, shteti shqiptar do te vuaje nga “armiqte e rendshem” dhe “miqte” do i kete veem neper amnasada

  4. Shqiperia si cdo vend tjeter ndertohet me ide te cilat i mbartin disa njerez te mire. Kjo pakashum eshte celsi i suksesit si shtet. Ne kemi nje ide te gabuar qe Amerika mbeshtet vende ne baze te vlerave demokratike dhe nuk kerkon asgje pervec se suksesin dhe mireqenien e te gjithe botes. Pikpamje e tille eshte jo thjesht naive apo femijnore por e frikshme ne kulm. Nuk ka asnje dyshim Amerika u ndertua ne ide te ndritura te koloneve anglez, por eshte tjeter gjeneza dhe tjeter Amerika sote. Nje lexim i shkurter i historise pas luftes se dyte boterore tregon qarte qe Amerika mardheniet i nderton ne baze interesash afatskurtra qe kane kosto te ulet dhe cmim shitje, dhe jo mbi vlera demokratike. Ne Ameriken Latine, Afrike, Lindjen e Mesme, Azi dhe Evrope biles, Amerika ka histori te gjate mbeshtetje neper diktatore e egersira te papapare thjesht sepse eshte ne interesin e tyre momentar. Botha i Afrikes se Jugut, Pinochet Mubarak e sote Sisi apo ai manjaku i Arabise Saudite e sa e sa te tjere qe sja vlen ti renditesh. Kaq gje nuk ka as kontestim e as dyshim. Nuk lidh mardhenie Amerika qe te pasurohemi ne apo te ndertojme demokraci ne te kemi shendetsi te mire dhe edukim cilsor, Amerikes i intereson sa mund te perdori Shqiperine dhe Kosoven per qellimet e veta dhe per sa mund ti shesi kur ti interesoj. Miqte e Shqiperise dhe ata qe i duan te miren jane ata me te cilet ne ndajme gjeografi histori kulture dhe interesa te qarta te perbashketa ekonomike ushtarake te perparimit dhe mireqenies, ato jane BEja (Gjermania dhe disa vende), Turqia, dhe Italia deri diku. Keta jane partneret natyral te Shqiperise nga te cilet duhet te presim keshilla por dhe te japim kur mikpritemi. Sdo te thote te jemi ne armiqsi me asnje, perkundrazi por jo te lejojme te na diktohet cdo hap nga nje ambasade ekstra ligjore qe shpesh eshte kunder interesave tona, rasti me i fundit ai i marveshjes Kosove Serbi, duke qene qe kemi mbeshtetjen e hapur te Gjermanise qe i ka dale kunder kesaj ideje. Nuk eshte se ka humbur shpresa, eshte se ajo shprese ka qene e ndertuar neper fantazira e jo rrealitetin.

  5. Ju lutem mos e ofendoni SHBA sepse ajo jua shkerdhen sumen atyre qe i pengojne interesat e perhapjes se demokracise dhe shtetit ligjor te se drejtes ne mbare globin . Merruni me pordhet dhe karlleqet e politikes lokale ballkanike se nuk e kuptoni dot ju nga demokracine ne veprim prej shekujsh .

  6. Prap avazi…. marrim ca gjysem te verteta i shtojme ca supozime sic na i do qejfi the ndertojme “kauze”

    Departamenti shtetit publikon emrat e njerezeve qe nuk marrin vize (Bin Laden fjalavjen ka pas qen ne kete liste) POR lista nuk eshte shteruese. Ka nje mije arsye sepse (merre kte si detyre shpije Toso)
    Perves kesaj, ambasada ne diskrecionin e vet vendos te refuzoje viza, pa qene e detyruar te kete shkak apo te tregoje shkakun. Ajo ka te drejten e arrestit nese gjate aplikimit, punonjesit te sherbimit atje i ndizet poci kuq (te kujtohet Almiri i LSI’se)
    Po ashtu cdo oficer kufiri ne US ka te drejten te te refuzoje hyrjen ne US pa shkak apo pa qene i detyruar te te tregoje shkakun.

    Ambasada ne deklaraten e vet vetem saktesoi kto qe ti duhet ti dije para se me u ul e me shkrujt ket pacavure dhe nuk permendi emra te pervecem.

    Fakti qe ti e bere fakt te kryer eshte autogol.

    Nese ty te duket qe ambasada e US po tejkalon kopetencat, mesou me faktin qe US ka intersa te vecanta ne Shqiperi dhe nuk ka per ta lene ne dore te talibaneve te Sales.

  7. Tosi po kerko me u faktorizu… shpresa e humbur thote.

    Po ty vetem Becetti te hidhte qyret me RRK. Ty e Sonila Meces bashke.

  8. O milet, ju flisni si e ema Zeqos maje thanes. Kujtoni se amerika dite e nate mendon per ju a thua se ne jemi qendra e botes.Shikoni ku jeni akoma pas 30 vjetesh demokraci. Del pa pike turpi nje perfaqesues i OSBE i asaj qe duhet te garantoje zgjedhje te lira e thote ca problemi ka qe u blene votat me leket e droges. E kuptoni qe jeni milet ne laborator ku te huajt perfshire dhe amerikanet se rruajne trapin per ju, sepse ju vete nuk beni gje per veten dhe jeten tuaj.

  9. Foli edhe filoserbi Ljuba,sipas Ljubos duhet ta shpallim armike SHBA ne dhe te hedhim syte nga Rusia!!!a e kuptoni o njerez se sa kontradiktore jeni me veten tuaj,nga njera ane akuzoni qeverine si qeveri neokomuniste dhe nga ana tjeter shani Ameriken dhe Europen!!!te pretendosh per shtet te se drejtes dhe per demokraci funksionale dhe te jesh kundra Amerikes kjo ben muuu qe trazirat nxiten nga qarqet e errta Ruso-Serbo-Greke…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *