• |
ide | kryesore

Shqiptari habit gjermanët pas ndalimit rastësisht nga policia

Lajme



Një shqiptar ia ka dalë të bëhet protagonist në faqet e para të gazetave gjermane për arsyen e gabuar. 37-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik, u arrestua në Hamburg, por patrulla e policisë rrugore mbeti e befasuar.

Rreth orës 21:30 ata kishin vënë re një person që fliste në celular teksa ishte në timon. Pasi e ndaluan, shqiptari nuk u dha informacione të sakta për veten. Ajo që zbuluan më pas policët ishte befasuese. Shqiptari, jo vetëm që po fliste në celular, por ishte edhe nën ndikimin e kokainës.

Makina e tij, një Mini Cooper, ishte pa siguracion, kurse shqiptari nuk kishte patentë. Mbi të gjitha, shqiptari kishte hyrë në Gjermani në mënyrë të paligjshme. Policia sekuestroi mjetin dhe arrestoi shqiptarin, mbi shpinën e të cilit tashmë rëndojnë disa akuza.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *