• |
ide | kryesore

Stoltenberg: Sulmeve kibernetike do t’i përgjigjet e gjithë aleanca e NATO-s

Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar rritjen e konflikteve kibernetike në internet dhe të sistemeve kompjuterike.

Nuk do të ketë më një konflikt pa dimensionin e tij kibernetik në të ardhmen,” u shpreh Stoltenberg për median Gjermane Funke.

NATO është e përgatitur për skenare të tilla por ende duhet të bëjmë më shumë,” vijoi Stoltenberg.

Stoltenberg i konsideroi sulmet kibernetike një rrezik serioz dhe të vazhdueshëm. Ai tha se “infrastruktura kritike të energjisë, sektorit financiar si dhe institucionet shëndetësore dhe demokratike janë në rrezik dhe tashmë kemi përjetuar sulme të ngjashme.

 Stoltenberg shtoi se të gjithë shtetet e NATO-s do të përgjigjen në rast se do të ketë sulme ndaj një shteti të vetëm anëtar.

NATO ka vendosur që një sulm kibernetik ndaj një vendi anëtarë mund të çojë në përgjigjen e mbarë aleancës. Të tilla sulme ka po aq kosto sa edhe humbja e jetëve në sulme të tjera,” vijoi Stoltenberg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *