• |
ide | kryesore

U qëllua me plumba në drejtim të makinës së tij, zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit

Lajme, Të fundit



Zbardhet dëshmia e 29 vjeçarit i cili dyshohet se ka qenë objektiv i të shtënave me armë drejt makinës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen nr. 4 të Korçës.

Mateo Aliko ka pohuar në polici se ka qene në banesë në momentin kur ka dëgjuar të shtënat.

“Sapo jam futur në banesë kur kam dëgjuar të shtënat me armë dhe kam dal jashtë. Kam parë automjetin e babait tim që ishte dëmtuar me plumba.

Nuk e di kush e ka bërë. Kam pasur konflikte me disa persona me herët. Dyshoj se ngjarja ka lidhje me grabitjen që kam kryer vite me parë.”

Aliko i ka kërkuar policisë zbardhjen e autorëve pasi i kërcënohet jeta e tij dhe e familjes

“Kërkoj të zbardhen emrat e personave që kanë qëlluar drejt makinës së babait. Ndihem i kërcënuar për jetën time dhe familjen time. “

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *