• |
ide | kryesore

Vuçiç kundër dialogut me Kosovën deri në heqjen e taksës

Lajme, Të fundit



Pa u hequr taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shprehur se nuk ka ndërmend t’i vazhdojë bisedimet në Bruksel.

Sipas mediave serbe, Presidenti Vuçiç “është shfaqur i brengosur për shkak të qëndrimit të Prishtinës, e cila pavarësisht presionit të bashkësisë ndërkombëtare nuk po i heq taksat ndaj mallrave serbe”.

Vuçiç ka konstatuar se BE nuk po mundet t’i bëjë presion autoriteteve në Prishtinë. Shefi i shtetit serb këto komente i ka bërë pas takimit me ambasadorin e Italisë në Beograd, Carlo Lo Cascio. Ai është shprehur se Serbia do t’i kthehet dialogut pasi të hiqet taksa.



3 Comments

  1. burbuqe me yll në ballë që të shkoi jeta lehur dhe duke bërë rolin e viktimës, m!? m?!i

    pst.
    burbuqe = emër popullor komunist për gjininë fëmërore

  2. Ky hajvan hala se ka kuptu se KOSOVA asht shtet i pa varur prandaj e pershendes me gjith zemer RAMUSH HAREDINAJ per taksen qe ka vendos.

  3. Vranë me mijëra Shqiptar , dhunuen me mijëra femna shqiptare,plaçkitën gjithëçka ….. dhe tashti duen me shit prodhimet e tyne në Kosovë!
    Nuk i kuptoj vëlleznit tonë në Kosovë sepse me taks ose pa taks nuk duhet ble produktet e tyne pa pyetun fare për koston që sjell ky veprim.Sa për tregtarët shqiptar të cilët blejnë produktet serbe dhe i shesin në Kosovë ma mirê nuk po tregoj mendimin tim sepse do të ishin fjalë shumë banale .!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *