• |
ide | kryesore

Allegri, nis numërimi mprapsht deri në 12 mars: por e ardhmja e teknikut duket e vendosur

Sport



“Ndihem mirë tek Juventus. Kam akoma edhe një vit kontratë. E ka objektiva për të arritur”. E ka thënë disa herë, edhe sezonin e kaluar e do ta thotë akoma Max Allegri, sepse për të ardhmen e tij do të vazhdojë të flitet në cdo vigjilje ndeshje deri në fund të sezonit.

E gjitha do të varet nga 12 marsi që nuk do të jetë kurrë një datë e cfarëdoshme. Aty mund të përfundojë gjithcka në Europë, prej aty mund të rinisë cdo gjë në mënyr të jashtëzakonshme. Por nuk do të thotë se do të influencojë mbi një të ardhme të vendosur nga ajo që duhet të ndodhte një vit më parë. Vështirë ta imagjinosh në bardhezi edhe sezonin e ardhshëm, sepse 5 vjet janë një cikël që do të mbyllet në mënyrë fitimtare, edhe pse mbetet matematika për ta certifikuar.

Bardhezinjtë, pas Bolonjës, i kanë lejuar skuadrës dy ditë e gjysëm pushim për të rifilluar të mërkurën përgatitjet ‘pa skorie’, për të përdorur fjalët e trajnerit, për tu kthyer në nivelin e duhur. Ndërkohë Juventus do të provojë të rikuperojë Douglas Costa, për provën e kthimit në Champions kundër Atletico Madrid, që është edhe ndeshje më e rëndësishme e sezonit për Allegri.

Megjithatë, pak rëndësi ka nëse kualifikohet apo jo Juventus në Champions, për teknikun, me shumë mundësi ky është sezoni i fundit në Torino. Pavarësisht se Allegri do të vazhdojë të përgjigjet me diplomaci “ndihem mirë tek Juventus”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *