• |
ide | kryesore

“Associated Press”: Opozita shqiptare proteston dhunshëm, Rama ikën nga parlamenti

Lajme, Të fundit



Mbështetësit e opozitës shqiptare hodhën fishekzjarrë dhe dogjën një gomë makine jashtë parlamentit të vendit në një përpjekje për të bllokuar ligjvënësit e mazhoarncës të hyjnë në ndërtesë mes thirrjeve për dorëheqjen e qeverisë.

*Nga Llazar Semini, “Associated Press”

Mbështetësit e opozitës së Shqipërisë hodhën fishekzjarrë dhe dogjën një gomë makine jashtë parlamentit të vendit të martën, në një përpjekje për të bllokuar ligjvënësit vendës të hyjnë në ndërtesë mes thirrjeve për largimin e qeverisë.

Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë pretendon se qeveria e majtë e kryeministrit Edi Rama është e korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar. Ligjvënësit e opozitës duan që qeveria të hapë rrugën për një qeveri të përkohshme dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme.
Udhëheqësit e opozitës mbajtën fjalime të shkurtra duke bërë thirrje Rama të japë dorëheqjen dhe duke u zotuar se do të mbajnë tubime të vazhdueshme. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, të drejtuar nga kreu i demokratëve Lulzim Basha, i cili u përpoq të thyejë kordonin e policisë.

Ndërkohë, sesioni i parlamentit vijoi punën me ligjvënësit socialistë brenda. Vetë Rama nuk ishte i pranishëm. Parlamenti i Shqipërisë mban sesione të enjteve, por vendosi të martën për këtë takim në një përpjekje për të shmangur një demonstrim të planifikuar.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe institucionet e tjera ndërkombëtare i kanë bërë thirrje udhëheqësit të opozitës për të shmangur dhunën dhe i kanë kërkuar qeverisë të hyjë në bisedime me rivalët e saj politikë.

“Dhuna nuk është përgjigje e problemeve të Shqipërisë. Ne dënojmë përsëri nxitjen politike të dhunës dhe bëjmë thirrje për frenim dhe përgjegjësi”, – tha një deklaratë nga zyra e Tiranës e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Basha mbylli protestën pas 3 orësh duke u zotuar për t’u mbledhur sa herë që parlamenti mban sesione.
Socialistët që qeverisin mbajnë 74 vende në parlamentin me 140 vende. Ligjvënësit e opozitës tashmë e kanë lënë mandatin pasi kërkojnë të nxisin zgjedhjet e parakohshme. Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, iu dha statusi i kandidatit të BE në vitin 2014 dhe shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit në qershor. ©përshtati LAPSI.al



8 Comments

  1. Kot me t’pyt, zotni gazetar,
    Ket frazen qe Rama iku prej parlamenti ku e lexove – se ky ke shkrimi thote vetem qe s’ishte aty !

  2. Shoku llazar gazekar, fishekzjarre dhe një gomë e djegur quhen dhuneeeee? O te qifsha gazekarin që qenke. Po pse mer te qifsha rracen protestat sipas teje janë dasma apo festa ku kercehet e tund bythet???

  3. Tani e kuptuam qe populli Shqipetar jane vetem mbeshtetesit e pozites qe realisht po te heqesh pjesen e vjedhur jane rreth 45 %. Cfare jane keto morra te kuq qe predikojne lufte klasash. Keta qe bene protesten 21 Janar dhe masakruan e gjakosen policet. Ketu nuk u prek asnje polic por u helmua populli. Ky lleshaj me disa te tjere do pergjigjet fort nje dite per helmet dhe gezhojatserbe .

  4. Qe te jete e dhunshme nje proteste duhet te kete djegje objektesh,pemesh dhe jo shashka dhe fishek zjarre duhet te shikosh -gjak-te dhunuar police apo demostrues o della gazetaruce.

  5. Shpellaret e tipit Stalin dhe byroist nuk besojne dhe mediat e huaja,te gjuash me mermer te thyesh xhamat e policise te hedhesh gazlotsjellesh prodhim serb kunder policise djegje gomash ti shpellar nuk e quan dhune kete,policia nuk sulmoje asnjehere shpellaret qe lulu e quan igjithe populli shqiptar,ky kaqol kujton se me 1194 shpellare do mari pushtet ne tavolin,as mziu as fiqo nuk te shpetojne dot o teveqel lul

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *