• |
ide | kryesore

Balla nga salla e Kuvendit: Basha me huliganët, ta harrojë pushtetin në tavolinë

Lajme, Të fundit



Ndërsa jashtë saj vijon protesta e opozitës dhe nuk mungojnë aktet e dhunës, brenda në parlament vijon seanca. Kreu i deputetëve socialistë Taulant Balla tha se opozita kërkon pushtetin në tavolinë, por kjo nuk do të ndodhë.

“Me djegien e mandateve tregoi një akt papërgjegjshmërie duke vendosur një precedent të rrezikshëm që kur një opozitë nuk i pëlqen rezultati i zgjedhjeve nuk hyn në parlament. Lulzim Basha ka mbledhur disa huliganë përpara parlamentit që dhunuan institucionin dhe deputetët e mazhorancës. Kërkon pushtetin në tavolinë, por ta harrojë.

Ne do ti fitojmë edhe zgjedhjet e 2021 sepse ne u kemi qëndruar besnikë shqiptarëve. Do t’i japim një leksion edhe në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kush mendon se nuk do ketë zgjedhje në 30 qershor gabohen. Ne kemi modele të suksesshme në pushtetin lokal dhe le të dalë PD dhe LSI dhe të na tregojnë një model suksesi në pushtetin lokal” – tha Balla. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. O palla ca je tu thone o koke cepsh po pse ne tavolin merret pushteti kur kerkon zgjedhje o ballkanas , edhe thua une fitoj zgjedhjet edhe do i bejme ne 21 hajde ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *