• |
ide | kryesore

Bëri tatuazh emrin e të birit, por mësoi se nuk ishte i tij

Lapsi Leaks



Ai ishte aq i lumtur që ishte një baba sa që vendosi të bënte tatuazh emrin e djalit të tij në shpinë: “Benjamin”. Megjithatë, gëzimi u kthye në zemërim kur Pedro Pablo Santo Domingo, një kolumbian 22-vjeçar, zbuloi se në të vërtetë, ky fëmijë nuk ishte i tij.

Disa ditë pas bërjes së tatuazhit, në të vërtetë, i riu lexoi bisedat Whatsapp në telefonin e të dashurës në të cilën gruaja i tha ish-it të tij, se babai i vërtetë është ai (lajmi i konfirmuar më pas nga një test i ADN-së) dhe dëshiron të rifillojë një marrëdhënie me të.

Pedro Pablo, nën efektin e alkoolit, nuk ishte në gjendje të ruante zemërimin dhe e qëlloi partneren e tij me një shkop. Tani ai i është besuar një ekipi psikologësh. Lajmi është raportuar nga faqja lokale e informacionit “La Opinion”.

Fqinjët, të cilët njoftuan policinë, e shpëtuan gruan nga goditjet, përcjell GSH. Partneri i saj u arrestua, por u lirua pasi tregoi historinë e tij para autoriteteve. Psikologët do ta ndihmojnë atë të kapërcejë traumën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *