• |
ide | kryesore

Ekzekutoi kunatën dhe e hodhi në shkurre, arrestohet 39-vjeçari

Lajme, Të fundit



Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar për vrasjen e 49-vjeçares Lirie Xhepa, e cila u gjet nga banorët e zonës së Liqenit të Sharrës, e hedhur në shkurre.

Policia ka njoftuar se Dashamir Xhepa është arrestuar në qytetin e Peshkopisë ku dhe strehohej.

Autori i dyshuar është kunati i saj, Dashamir Xhepa, 39 vjeç, me të cilin thuhet se kishte një lidhje intime.

Nëna e katër djemve u gjet e vrarë me tre plumba dhe me plagë në kokë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetases L. Xh., ngjarje e ndodhur më 13 shkurt 2019, pranë kodrave të liqenit të Sharrës.

Në pranga dhe një tjetër shtetas për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Shërbimet e Policisë Tiranë, pas identifikimit të autorit të dyshuar të vrasjes së shtetases L. Xh., janë vënë në ndjekje intensive të tij. Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet e Policisë lokalizuan vendodhjen e autorit të dyshuar, shtetasit D. Xh., dhe bënë kapjen dhe arrestimin e tij në qytetin e Peshkopisë ku dhe strehoej.

Gjithashtu u arrestua dhe shtetasi M. S., për “Përkrahje të autorit të krimit”, i cili ka ndihmuar dhe strehuar autorin e dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Armëmbajtje pa leje”, në ngarkim të shtetasit D. Xh., dhe për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, në ngarkim të shtetasit M. S.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *