• |
ide | kryesore

FSHF si Ponc Pilati: siguria e stadiumeve “jashtë loje”

F1, Sport



Cfarë kuptimi ka, të luash nën trysninë se në cdo moment situate mund të dalë jashtë kontrollit. Nuk mund të lahen duart si Ponc Pilati, ashtu si bëri FSHF, duke thënë se askush nuk na pyeti në lidhje me vendimin për të mbajtur policinë e shtetit jashtë stadiumeve, duke lënë vrullin e tifozëve, që nga vetë emri, janë edhe të sëmurë, nën kujdesin e disa punonjësve të sigurisë, e në raste edhe policë bashkiakë.

E pra, kjo që ndodhi në Selman Stërmasi është vetëm e fundit e sinjaleve të marrë nëpër fushat, edhe nga më qytetaret, se ndoshta ishte një hap që duhej menduar pak më mirë, apo të bëhej gradualisht, që askush të mos mendojë se mund të kapërcejë gardhin, të sulmojë lojtarët në fushë, të godasin asitentin e ti japë të drejtën vetes ti kërkojë llogari atyre që luajnë e ti kërkojë ti heqin fanellën. Qoftë edhe të bëjë invazorin e fushës për të përqafuar lojtarin e preferuar, në rastin më të mirë…

Të gjitha këto që përmendëm kanë ndodhur në këtë sezon, eksperimental, ku eksperimenti dështoi. Dështoi që në javën e parë në Korcë në atë Skënderbeu Partizani ku tifozeritë nxorrën të pavlerë sigurinë dhe dhanë shfaqjen më të shëmtuar të një konflikti personal mes tyre, duke i marrë skenën futbollit të luajtur dhe dy skuadrave prestigjoze. Shenjat ishin dhënë, por FSHF nuk dëshironte ti lexonte, deri kur ndodhi agresioni i një zyrtari të klubit brenda stadiumit. Skenat ishin tronditëse dhe nëse numri i të pranishëmve në shkallët e stadiumit do të ishte më i madh, si në derbi meqë ra fjala, kushedi deri ku mund të shkonte tërbimi i tyre.

Në këtë pikë mund të thuhet se Siguria ka dalë jahstë loje, por Federata vazhdon të distancohet me elegnacën e një driblimi për tu pasur zili, duke ia lënë faturën policisë…vetëm se ndoshta kështu si erdhën gjërat e me përshkallzimin e gjendjes emocionale në bazë të objektivave, ndoshta do ishte veprimi i duhur që gjërat të ktheheshin si ishin, duke gjetur një akord, deri sa edhe fushat të lincesohen si duhet e kur duhet, e tifozët të ndërgjegjësohen se ligji mund ti dënojë rëndë edhe individualisht…si ndodh në Europë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *