• |
ide | kryesore

Gaboi tek penalltia – Arbitri Abisso një muaj pezullim dhe jo më Inter deri në fund të sezonit

Sport



Një gabim shumë i madh për tia hedhur paq, shumë i dukshëm, shumë deciziv. Penalltia e akorduar për Fiorentina në finalen e ndeshjes kundër Inter për një faull me dorë inekzistent të D’Ambrosio do ti kushtojë arbitrit palermitan Rosario Abisso të paktën një muaj stop. E, me shumë mundësi, arbitri sicilian nuk do të gjykojë më ndeshjet e zikaltërve deri në fund të sezonit.

Vendimi i marrë me këmbëngulje pavarësisht “këshillave” të Var, jo vetëm ka shpërthyer tërbimin e Inter, që përmes administratorit të deleguar Beppe Marotta ka folur për dëm të pariparueshëm, por ka kundërshtuar hapur edhe drejtuesit e lartë të arbitrave: Abisso, që një ditë më parë ka patur një konfrontim të gjatë me dizenjatorin Rizzoli, do të qendrojë i pezulluar deri sa të ketë rifituar qetësinë dhe entuziazmin e duhur për tu kthyer në fushë, duke lënë pas krahëve episodet e ndeshjes në Franchi.

Duke patur parasysh ndërprerjen e 24 marsit, është e mundur që të kthehet të arbitrojë në javën e 29 (31 mars) ose në atë pasardhëse të të mërkurës së 3 prillit. Për të gjykuar akoma zikaltrit duhet të presë sezonin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *