• |
ide | kryesore

Paloka: Parlament ilegjitim, po mblidhen për të shpëtuar kokën e Ramës

Lajme, Të fundit



Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar ndaj seancës parlamentare të ditës së sotme, të thirrur nga qeveria me urgjencë.

Paloka shkruan se një parlament i tillë është ilegjitim.  Ai i është përgjigjur dhe akuzave të deputetit të PS, Taulant Ballës, i cili u shpreh më parë se opozita ka frikë nga krijimi i SPAK.

Sipas Palokës, opozita nuk mund të ketë frikë prej drejtësisë ndërkohë që ka dorëzuar mandatet dhe nuk ka imunitet, ndërsa është qeveria ajo që nga ana tjetër po mundohet të rrisë imunitetin.

 Reagimi i Edi Palokës

Është mbledhja e një parlamenti ilegjitim që nuk përfaqëson jo shqiptarët, por nuk përfaqëson as ata që dikur mund ta kenë votuar PS. Sot ky parlament është ilegjitim. Pasi e rrethuan me tela me gjemba, pasi i salduan hyrjet në parlament, sot kanë kaluar në ilegalitet të plotë për të shpëtuar kokën e Edi Ramës. Kanë filluar mbledhin parlamentin jo vetëm sikur e kanë privat, por edhe në ilegalitet. Ndërkohë që  tjetri bën antimitingun në Lushnje, se vetë ikën, as nuk rri në parlament, dërgon Taon dhe Spiropalin në Parlament.

Ne ju kemi bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që sot të jenë para parlamentit dhe ne do të zhvillojmë protestën, ashtu siç e kemi deklaruar sa herë që të mblidhen dhe kudo që të mblidhen.

Banalitetet e Taos. Ne që dorëzojmë imunitetin kemi frikë nga drejtësia. Këta që fusin ligj për rritur imunitetin që mos ja dorëzojnë prokurorisë, këta nuk kanë frikë.

Ne kërkojmë që t’ju kërkojmë shqiptarëve kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Show i neveritshëm duke mbledhur një parlament ilegjitim s’ka asnjë vlerë. Nuk mund të marrin asnjë vendim në emër të shqiptarëve. Mund të marrin vendim në emër të bandave, por në emër të shqiptarëve nuk mund të marrin vendim. Nuk ka parlament që përfaqëson shqiptarët.

Protestat janë të qytetarëve. Atyre ia ka thënë njëherë Basha dhe atë duhet të ndjekin. Mos i kërkojnë shqiptarëve asgjë për të cilën nuk do e kërkonin për qytetarët e tyre.

 



1 Comment

  1. Kur saliu ju mblidhte te kryesia per zhvillimin e seances ju nuk thonit keto fjale qe thua sot,kur e benit ishte legjitime,kur e bejne keta qenka ilegjitime,sa per te qesh jeni bere o palok

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *