• |
ide | kryesore

Rama ‘blen’ një deputet tjetër në Kuvend, Ruçi bën prezantimin

Lajme, Të fundit



Ndërsa jashtë opozita e bashkuar po proteston kundër qeverisë Rama, në nisje të seancës plenare kryeparlamentari Ruçi njoftoi se një tjetër deputet i është bashkuar grupit parlamentar të PS.

“Iu njoftoj se deputeti Dritan Bici është bërë anëtar i grupit të PS-së”- u shpreh Ruçi.

Deputeti Bici u rreshtua në radhët e PS pas largimit nga PDIU, duke mos pranuar djegien e mandatit. Ndër të tjera Ruçi tha se është njoftuar KQZ për dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës.

“Në zbatim të kodit për dorëzimin e mandateve, njoftuam organin kompetent për të vijuar me procedurat e mëtejshme.’ tha Ruçi ndërsa çeli punimet e seancës.



12 Comments

  1. Zbardhet formulari/ Ja për çfarë është dënuar Dritan Bici, deputeti i ri i PDIU-së.
    Pasi KQZ-ja i hoqi mandatin deputetit të qarkut të Elbasanit, Aqif Rakipi për shkelje të ligjit të dekriminalizimit,
    pasuesi në listën e kandidatëve të PDIU-së është Dritan Bici.Ish-kryebashkiaku i Gramshit që pritet të zërë vendin e Rakipit në Kuvend, rezulton të ketë pasur probleme me drejtësinë.Në mars të vitit 2013, ai rezulton të jetë dënuar për kundërshtim të urdhrit të policies, dënim të cilin e ka shënuar në formularin e dekriminalizimit.
    Mësohet se atëherë, Bici ka hyrë me automjet në fushën e futbollit gjatë ndeshjes Gramshi-Mamurrasi dhe ka tentuar të dhunojë arbitrin e takimit. Ai është proceduar nga policia dhe është dënuar nga Gjykata e Elbasanit
    me një muaj e 15 ditë burg, e konvertuar përfundimisht me 60 orë punë publike.

    1. Ai i duhet PS te hyje me makine bile edhe ne parlament. Maxhoranca ka rene dhe eshte jo legjitime. Megjithe keto skandale Rama ben edhe te fortin sepse e konsideron popullin dele. Ata qe bejne pak si garipa i blen so kete Bicin…

    1. Jo vetem Shkodra por e gjithe Shqiperia nuk e harron 2 Prillin kur Ruci ishte minister i brendshem. Njeri nga te 4 heronjte eshte kusheri i imi…ai u qellua me snajper dhe PS edhe sot (simpatizantet e saj) thote e vrau PD. Ta lene kopilin ne dere…

  2. Dritan Bici ne mos gaboj ka qene pjese e skuadres se Rilindjes si kryetar Bashkie per PS ne nje nga bashkite e Elbasanit. U dha ne forme huazimi tek skuadra e PDIU dhe u fut ne skuadren e pare pas demtimit te njerit nga deputetet e PDIU. Tani meqe kartonin e tij e ka patur ne peonesi skuadra e Rilindjes e cila e kishte dhene hua per te mos i paguar pagen eshte rikthyer tek skuadra e tij e zemres dhe pritet te luaje ne kupat e Europes per kete skuader

  3. Keta po e mbushin partine me gjak”te ri”[te qelbur] si ne 1989-1990-kur PPSH-ja ishte ne grahmat e fundit te jetes edhe sot mundohet te mbledhin akoma deputete plehra qe shesin bythen per deputetllekun ne grahmat e fundit te pushtetit.

  4. @@@Kid A ,ke shume te drejte,pothuaj 70% e PD jane me preajrdhje komunistash,kurse camet jane gjithmone ne treg me shumice dhe pakice.Tradhetia eshte ne gjak tek shqiptaret,nuk kemi nje kenge apo histori qe filani beri duel,te gjitha jane i zuri pusi naten dhe e vrau.Keta camet apo LSI jane per nje pjate supe.Neise Basha do te behet K/min duke luajtur dame ne tavoline,loqe per loqe e kane zgjedhur.

  5. Me fjalimin e ish sekretarit pare te Tepelenes, si dhe ish minister i puneve te brendeshme ne fundin e rregjimt kriminal komunist, sot shpalli tradhetine e nje deputeti duke e afruar, apo futur ne tufen e zagareve te trasheguar ,, Ja pra, kur ky pushtet qelbanukesh punon mire se si i shton rradhet e veta me njerez te dobet moralisht, pa personalitet. Ja pra dhe sa me moral, e dinjitet jane kjo rrace trashegimtaresh, unike ne europe, apo gjetke. Me gjithese sa do qe po duan te shtojne deputete me format e tyre, ky parlament eshte i zhubrosur, e grisur nga populli pasi dihet tashme se me vjedhje e blerje, te shkosh ne parlament eshte fyerje e demokracise, e ligjeve kushtetuese, e duhet te dalin para drejtesise, por edhe keshtu mono partiak, nuk e ksiston me aty jane si qente e nje rrace qe lehin nje soj, mono partiak, /. zgjatja e pushtetit me dhune, eshte ne te keqen e popullit, por qe ky( populli) ne humbje te durimit shkon ne perplasje, e aty pastaj shtohen pergjegjesite e atyre qe bejne krime ndaj popullit/.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *