• |
ide | kryesore

Raporti/ Të majtët e zhgënjyer që po rebelohen ndaj Ramës

Kryesore, Lajme



Fraza e Pandeli Majkos, që bëhet gati sapo ka ndonjë krizë brenda familjes së tij politike: “Pse liderët na tradhëtojnë rrugës së pushtetit”, nuk qe as një lapsus as një rastësi. Brenda radhëve të të majtëve, atyre që në Shqipëri i ka mbajtur të bashkuar me njëri- tjetrin një antisaliizëm gati patologjik, po vihet re kohët e fundit një lloj zhgënjimi dhe lodhje me Edi Ramën. Nuk janë një apo dy zëra, por po krijohet një bashkësi, që nuk duan asesi kthimin e PD-së në pushtet, por ndihen të lodhur, të tradhëtuar dhe të zhgënjyer nga përralla e Rilindjes.

Jo më larg se dje, një socialist i orëve të para, që militantët e viteve ’90 e mbajnë mend të ndeshej me presidentin autokrat Berisha në konferencat e shtypit, si gazetar i Zërit të Popullit, Hamdi Jupe, ish deputet i PS-së, në një editorial shkruar për Panorama i bënte thirrje Ramës të largohej: “Të shkojë Edi të pushojë ca kohë në vilën e tij në Surrel, pse të mos shkojë? Të bëjë atje piktura dhe ekspozita. Të luajë atje basketboll dhe të mbjellë edhe një kërpudhë betoni te shtëpia e tij. Le që, atje kërpudhat mbijnë vetë, nuk ka nevojë t’i mbjellësh. Kështu do të freskohet nga ajri i pastër dhe do t’i vijë mendja në vend Edit”.

Natyrisht për Jupen as që mendohej një rotacion pushteti. Sado i madh zhgënjimi, ai propozonte një tjetër shef qeverie nga PS: “Ka ardhur koha që në Partinë Socialiste të mendohet për një kryeministër të ri. Të mendohet, thashë. Ka një përvojë në këtë drejtim. Gjatë qeverisjes tetëvjeçare 1997- 2005, Partia Socialiste ndërroi gjashtë herë Kryeministrin: Fino, Nano, Majko, Meta, Majko, Nano. Të gjithë ishin socialistë. Dhe në fund të mandatit në vitin 2005, rritja ekonomike në vend ishte 6 për qind. Mos vallë duhet mësuar nga kjo përvojë? Përvojë socialiste është”.

Shpërthimi i një socialisti/ PS ka nevojë për një kryeministër të ri

Në fakt shkrimi i ish gazetarit të “ZP” ishte një mbështetje për qëndimet e një ish themelueseje të Partisë Socialiste, Arta Dade, që kishte kërkuar edhe ajo një qeveri të majtë pa Ramën.

“Edi Rama duhet të largohet, jo që të vijë opozita, por që PS të ketë një ekip të vërtetë me vlera. Më duket se vendi po shkon keq e më keq. PS e ka marrë mandatin për 4 vjet, korrigjimet mund të bëhen brenda PS dhe mund të krijojë qeveri mjaft dinjitoze. Jam për një qeveri socialiste dhe nuk bie dakord me tezën që Rama e përdor shpesh edhe nëpër blogje që, e vetmja alternativë është Edi Rama ose Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Nuk është e vërtetë. PS ka plot alternativa qeverisëse. Jam për procese në parti. Ka edhe nga të rinjtë, por edhe nga ata me përvojë. Unë çuditem pse kanë heshtur. PS i ka të gjitha kapacitetet që të reformohet”, ka thënë Dade dy javë më parë në “5 pyetjet nga Babaramo”.

Por, kundërshtitë nuk janë vetëm politike. Mbi të gjitha alarmante ato bëhen për të majtën kur vijnë nga një shtresë që e ka votuar pa kushte PS-në, si ajo e veteranëve të mbetur të luftës. Kështu njëri prej tyre, Sevo Tarifa deklaroi publikisht se do të dorëzonte teserën e partisë, pas vendimit të Ramës për të rehabilituar dhe rivarrosur me nderime, një kolaboracionist si kreu i Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri.

Kjo shtresë doli edhe publikisht kundër Ramës duke i etiketuar qëndrimet e tij si neofashiste: “Organizata e Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar, nuk është pajtuar asnjëherë e nuk do të pajtohet kurrë me këto qëndrime që bien erë neofashizëm”, thuhej në një deklaratë të komitetit të veteranëve.

Andi Bushati: Ceremonia ku socialistët varrosën të majtën

Ky debat u pasqyrua gjerësisht në një gazetë super të majtë, si e përditshmja “Dita”. Por edhe “Dita”, që pas homologes së saj “Tema” ka qenë një nga organet e shtypit që jo vetëm ka qenë në ballë të betejës për rrëzimin e Berishës, por ka mbështetur ngritjen e Ramës në pushtet, e ka shtuar kohët e fundit dozën e saj të kritikave.

Në kolonat e saj, kryerilindasi po shigjetohet përditë e më shumë për dhuratat që u bën ish oligarkëve të Berishës, për uzurpimin që po i bën PS, madje aty janë rimarë edhe të gjitha akuzat që i janë bërë bashkëshortes së kryeministrit Linda Rama.

Pra ditë pas dite, po formëzohet një front që nuk e shohin më të ardhmen e së majtës shqiptare tek kryerilindasi, pushteti i të cilit po pasuron oligarkët, po ndrydh liritë, po shton pabarazitë dhe po rehabiliton kolaboracionistët.

Pas largimit të valës së parë të atyre që e mbështetën për të ardhur në pushtet, si shkrimtarja Elvira Dones dhe show man-i Adi Krasta, por që u zhgënjyen shpejt nga qeverisja e tij, erozioni nga themelet e së majtës është vala e dytë me të cilën po përballet Rilindja, e cila tashmë nuk ka mbështetje as morale e as ideologjike, por vetëm përkrahjen e pushtetit të parasë dhe të interesit.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. Nuk eshte faji yne qe Rama tall koqet me anal istat qe I lepijne bythen shqupit dhe tall bolet me pseudosocialistet qe synojne ti sherbejne shqupit. Rama I fitoi zgjedhjet me tuta sporti ndersa keta socialistet anti ps ku ishin gjate fushates????

    1. SHko mor idiot se kur ka qenë socialist Arta, Fatosi , Hamdiu etj ti ke qenë në pidh të satëme.

      Ju jeni thjesht: injorantë, të paaftë, parrazitë dh HAJDUTË GENETIKË.

    2. i pa emer e me mut ne tru nuk te ka faj as berisha as basha qe han gati 80 vite mut enveri ,stalini,popoviqi,kristaq rame,ruqi,e tash te bijeve te tyre edvini,gjelil gjoni,gjinushi,etj pse ty nuk te mbushet barku mut stalini nuk ta kam fajin as un,pse ty te perdhunon vellaun e mitur roshi ne gruo nuk ti ka fajet arta dade,ose ty te perdhunojn motren xhelili e rrahman rraja nuk te ka faj nano,pse ty ti trafikojn moter e nen frroku,doshi e ndoka nuk ti ka faket jupe .pra i pa emer ik ne qenef ku jen ngjizur ti e rama dhe vazhdo e ha mut.

  2. Edi rama dhe mbetjet e pariciklushme do shkoje ne guantenamo mobaj shume shpejt turp tju vije populli po vuan me qeverisjen e ps turp dhe vetem turp

  3. E ka ketu. Shume mire bejne. Jo te gjithe jane ne nje mendje qe ju te lapsit ju duket lajm i rendesishem. Edhe Patozi me plot te tjere kerkojne largimin e Bashes si paafte.

  4. Ju funderinat e kombit nuk shqetesoheni nga zhgenjimi qe ka pesuar e gjithe bota demkratike nga Europa deri ne Amerike per veprimet e opozites por na nxirni nje socialiste te fishkur nga zhdenjimi personal i saj per prekjen e te ardhurave te saj nga reformat qe po kryen qeveria.
    Dhe rezultati eshte tufa e idioteve lehin si zagare.

  5. Eshte rradha e te majteve per nje sakrifice ne emer te demokracise. Te djathtet e kane bere mese nje here 2013,2017. Nqs nuk e bejne as kete here do ta rreshtojne veten mes atyre qe perbejne rrezik kombetar se bashku me Shullaz e Balil.

  6. Arta do ta çoje Shqiperine perpara… Po na cate karin me keto karakurva more aman. Jo po thirrni dhe Makbule Cecon

  7. Albi naivi,
    nuk kane bere sakrifice te djathteve apo te majteve por ishte “kontrate” per te nderruar karriket dhe per t’u pasuruar ne kurriz te budallenjve si ty duke mos ndertuar nje shtet dinjitoz dhe funksional.
    Eshte pikerisht prishja e kesaj “kontrate” qe ka terbuar si te majtet ashtu dhe te djathtet e korruptuar dhe qe i ka detyruar keta te fundit te marin vendime ektreme.
    Le te shpresojme qe edhe Shqiperia nje dite do te kete nje shtet ku sejcili te mari ate c’ka meriton.

    1. Po boll more shqiptarë po kapeni pas potureve të Ramës.
      E provuat 4 vjet që të qeveriste me një tepsi të ndarë në dy pjesë, e katranosi.
      E provuat që të ketë vetë për dy vjet gjithë tepsinë e pushtetit, e menderosi edhe më keq.
      Po pse ore të uruar, për këtë dymetroshin mendje fyell u dashka të vriten shqiptarët me njeri tjetrin ?
      A mos është më i zgjuari, më i dituri, më i afti, me humani, mëi edukuar i qytetar i Shqipërisë.
      Po edhe në partitë më të vogla mund të gjesh nja dhjetë copë që të jenë më të aftë se ai e jo më ndër intelektualë të shquar e ekonomistë apo sociologë të pa angazhuar në parti

      Italianët mbrenda një viti kanë ndruar edhe tre kryeministra, kurse ne shqiptarët duam një samar ta kemi në kurriz 8-12-apo 40 vjet.
      Le të shpërndahet fare ky parlament me këta deputetë e ish deputetë e të bëhen përsëmbari zgjedhje të nderëshme e pa hile që kur të përfundojnë, fituesit ti jepet dora e ta përgëzojnë të gjithë.
      Nuk jeni të kënaqur me këto parti apo me këto politikanë, kush i pengon kritizerët e politikanëve që të krijojnë një parti të re e ta provojnë të garojnë me ta ?
      Është absolutisht e pa vërtetë se edhe të gjithë politikanët e cilësdo partie janë njëlloj si Rama, një gënjeshtër që përpiqen të përhapin me dinakëri ata që kërkojnë t’ja zgjasin pushtetin atij.
      Mbrenda PS qe e ka degjeneruar Rama, do të gjesh mësëpaku nja dhjetë ku e ku më të mirë se ai.
      Mund të ketë në partite e tjera disa po aq beter si Rama, por përse janë zgjedhjet ?
      Më së pari ajo qeveri e përkohëshme që do të dalë, duhet të ndryshojë qoftë edhe pa vendim parlamenti por me një referendum, sistemin zgjedhor.
      Nuk i përshtatet Shqipërisë sistemi i zgjedhjeve me lista të hapura me përzgjedhje kandidatësh nga kryetarët e partive. U provua se ky sistem e degjeneroi Kuvendin duke e mbushur megjithfarë kungujsh që nuk përfaqësojnë zgjedhësit e tyre.
      Boll më me deputetë e deputete që futen në Kuvend vetëm për të imituar shefin e tyre, e votojnë si robotë të kurdisur.
      Nuk ka sepse të absolutizohet vota unanime partiake për çdo ligj që aprovohet në Parlament.
      Ka ligje që kanë të bëjnë me programe të ndryshme politike ku mund të kërkohet votimi unanim partiak, por jo të kethehet parlamenti një tribunë komedie, ku deputeti pa e kuptuar fare ligjin ngre dorën për ta aprovuar apo kundërshtuar duke ndjekur komandën e kryetarit.
      Mund ti duket çudi ca shqiptarëve kjo, por është një gjë që ndodh në parlamentet e vendeve me demokraci të konsoliduar.
      Ndodh shpesh që në Kongresin amerikan, për një ligj të sjellë nga partia demokrate, të votojnë edhe disa deputetë republikanë e anasjelltas e për këtë askush nuk akuzohet si “armik” i partisë.
      Kur të arijmë të kemi një parlament të tillë, atëhere mund të themi se i jemi afruar normave të shtetit demokratik.
      Ama të kuptohemi, përpara se të zgjidhet një senator apo deputet, do kalojë në të gjitha sitat e jo të mbushet parlamenti apo senati me njerëz me të kaluar kriminale.

  8. Mu me duket se Rama bo me mire per kryetar i PD’s. Eshte me djathtas se socialdemokrat Lul hollandezi dhe me shtetformues se talibanet e PD kur ishin ne pushtet.

  9. Hamdiun e kane harruar familjaret e vet ju te lapsit na e sollet ketu pse ky thote qe rama te iki,por lulune kane 6 vjet qe I kerkojne te largohet nga pd,kush e vendos kete hamdiu patozi rudina imami bregu topalli dade,gjithmone do kete te pa kenaqur

  10. Jini duke u marrë me “ishër” , nanoistë që iu është harruar emri që me grushtin e shtetit 98 të Saliut . Unë e di se nuk jeton më Hamdi Jupja , se nuk i është ndjerë më emri qysh atëhere . Ai ka lajthitur … ! Pa lere pastaj , sa “mirë” ka punuar sarahoshi i droguar e njeriu më i pa përgjegjshëm , Fatos Nano , që dinte vetëm të vidhte , te bridhte dhe të q… dhe që Hamdiu e paska pasur idhull ?! Po për Ilir Metën , që vodhi rezervat e arit të shtetit , që na paska rritur ekonominë me 4% ! Ja , këto jane “argumemntet” tuaja për të rikthyer në pushtet bajraktarin serb , mesjetarin e Viçidolit . Ngjani si dy pika uji , me Haxhi Qamilsat , me moton e tyre ” Dum babën ” ! Më e pakta që mund të bëjmë për ju , ëashtë t iu pështyjmë, zotërinj shpellarë , që jini varur , si gur në qafë prej tre dekadash këtij populli , si forca më regresive që ka përjetuar ky vend !

  11. Jini duke u marrë me “ishër” , nanoistë që iu është harruar emri që me grushtin e shtetit 98 të Saliut . Unë e di se nuk jeton më Hamdi Jupja , se nuk i është ndjerë më emri qysh atëhere . Ai ka lajthitur … ! Pa lere pastaj , sa “mirë” ka punuar sarahoshi i droguar e njeriu më i pa përgjegjshëm , Fatos Nano , që dinte vetëm të vidhte , te bridhte dhe të q… dhe që Hamdiu e paska pasur idhull ?! Po për Ilir Metën , që vodhi rezervat e arit të shtetit , që na paska rritur ekonominë me 4% ! Ja , këto jane “argumemntet” tuaja për të rikthyer në pushtet bajraktarin serb , mesjetarin e Viçidolit . Ngjani si dy pika uji , me Haxhi Qamilsat , me moton e tyre ” Dum babën ” ! Më e pakta që mund të bëjmë për ju , ëashtë t iu pështyjmë, zotërinj shpellarë , që jini varur , si gur në qafë prej tre dekadash këtij populli , si forca më regresive që ka përjetuar ky vend !

  12. Artur Zheji, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Ylli Rakipi….. lista eshte e gjate.
    Te gjite rrota kuari qe si ka thone njeri puna e mare. Te gjithe mundohen me kap nonji kocke nga Becetti, Frangaj & Co. Te gjithe po qajne hallin, si te gjejme nje lider te ri PS’se.
    Hollandezit nga ana tjeter, po i iku Sala nuk rri do nji dit. Merr avionin dhe shko ne Hollande.

    Me ju perballe, shalgjati rri ne pushtet edhe 100 vjet

    1. I je afruar pak së vërtetës, por me “hollandezin” e ke dhjerë.
      Pinin ujë këto keqdashjet e Patozëve për Bashën në dy-tre vitet e para, sa e mbulonte hija e Berishës, por veprimet e Bashës, veçanërisht këto dy vitet e fundit, nuk të lënë më shteg për ta quajtur ate “hollandez”, siç e quan guaku Tao apo “gjumash” si kërkon ta zhvlerësojë dymetroshi.
      Është ky “gjumashi” që i ka bërë me zemër e ju a ka prishur gjumin gjithë dallkaukëve të mafies socialiste.
      Është meritë e tij që në 16 shkurt Tirana u mbush me protestues njëlloj si në vitin 1990,

      1. Po cmerite me plak. Sala i keq a i mire ka nejt para kundershtareve edhe konferencen e Tiranes, mbas ’97, ne Janar 2011….. e gjithmone.
        Basha eshte zar. Dhe ngaqe eshte zar, hoqi gjith ato qe kane stature ne PD. Pyete veten. Pse vazhdo dhe e mba pashaporten hollandeze?

    2. Shalegjatit i doli bojashumeme shpejt se Berishes qe i plasi gerdeci e indodhi 21 janari. Berisha, me gjithe keto dy ngjarje ja doli ti coje mandatet deri ne fund e te ike me vote. Shalegjati ne mandatin e dyte nuk ka qeverisur asnje dite. Ne te parin u mor me lyerje e aredim zyrash. Dallimi mes shalegjatit dhe doktorit eshte esencial . I pari eshte i paafte dhe dhjaks prandaj kerkon te beje diktatorin. I dyti ishte i forte dhedi te cfare donte , prandaj u soll si diktator. Ju do thoni ky i dyti vrau. Po pra , vrau dhe perseri i shkoi mandatit deri ne fund. Shalegjati ka dy vjet me mut neper shale e do ike si kaqol pushteti. I urryer per arrogance, propagande, kanabizim
      por sidomos rrenim ekonomik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *