• |
ide | kryesore

Rebelimi i kushton Kepa 220 mijë euro: Sarri mbetet… nën vëzhgim

F1, Sport



Një javë rrogë për bamirësi. Kjo është gjoba që Chelsea ka vendosur për portierin e tij, Kepa Arrizabalaga, për faktin se refuzoi zëvendësimin në minutat e fundit të finales së Kupës së Ligës humbur me penallti kundër Manchester City. Spanjolli doli kundër vendimit të trajnerit, Maurizio Sarri, duke marrë një fature për tu paguar prej 220.000 euro.

“Bëra një gabim të madh në mënyrën se si e administrova situatën”, tha në një komunikatë për shtyp portieri spanjoll 24 vjecar, që mbërriti në Londër verën e kaluar për shumën e 80 milionë euro. “Do të mësoj nga ky episod e do të pres cfarëdo dënimi ose sanksioni”, kishte shtuar ai duke kërkuar ndjesë për sjelljen te dielën në fushën e lojës.

“Më kërkoi ndjesë mua, shokëve dhe klubit”, shtoi Sarri, pozicioni i të cilit mbetet ende në fije të perit. E nesër për Blues, një tjetër ndeshje delikate, ajo kundër Tottenham: për ish-teknikun e Napolit, një tjetër test, me shumë mundësi vendimtar për pankinën e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *